“Nuk e mendoja kurrë se Ronaldo do mbërrinte deri këtu”, Gigs: Portugezi duhet të quhet si…

Oct 23, 2019 | 19:31
SHPËRNDAJE

Vetëm pak ditë më parë Kristiano Ronaldo, kapi shifrën e 700 golave, në të gjithë karrierën e tij.ronaldo 700

Një shifër kjo shumë e madhe kur e mendon, por ndonëse disa as nuk mund ta imagjinojnë, portugezi ia doli të realizojë një numër kaq të madh golash. Për 34-vjeçarin së fundmi ka folur një nga legjendat e Junajtid, siç është Rajan Gigs.

Uellsiani, kujton kohën kur të dy ishin pjesë e “djajve të kuq”, dhe thotë se nuk e kishte menduar kurrë se Ronaldo do të mbërrinte kurrë deri këtu: “Nuk mund ta imagjinoja kurrë, se Ronaldo do të bëhej një nga golashënuesit më të mirë në histori të futbollit. Në ndeshjen e tij të parë, ai e kënaqi ekipin me disa driblime që bëri. Ai u rrit te Junajtid, dhe u bë një lojtar shumë i rëndësishëm, ku skuadra mund të mbështetej. Portugezi na fitoi shumë ndeshje, dhe u bë i rëndësishëm për të gjithë.ryan-giggs-cristiano-ronaldo-manchester-united_6aeb3zes4j0m18viptdqq489i

Ai dinte si ta ndryshonte lojën, luante në krahë dhe shpesh herë i poshtëronte kundërshtarët e tij. Të gjithë lojtarët e shkëlqyer shënojnë në ndeshje vendimtare, dhe ai e ka bërë gjithmonë atë, si me fanellën e Junajtid, Realit dhe tashmë me atë të Juventusit. Ronaldo duhet të quhet si një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave.”, përfundoi Gigs.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura