“Nuk e lejoj të japë dorëheqjen, Bashën do ta heqim!”- Sali Berisha për kreun e PD: Kishte smirë ndaj Këlliçit se i zinte vendin

Nov 7, 2021 | 13:01
SHPËRNDAJE

Ish-kyeministri Sali Berisha deklaroi sot se ai nuk të lejojë që Lulzim Basha të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit, por theksoi se ai dhe demokratët do e shkarkojnë atë.

Gjatë Foltores së Tiranës me të rinjtë e FRPD-së, sekretari i këtij forumi Grigels Muçollari i bëri thirrje kryetarit të PD-së Lulzim Basha që të japë dorëheqjen nga detyra. Por Berisha ka ndërhyrë duke u shprehur i prerë: “Nuk e lejoj të japë dorëheqjen, por do ta heqim”.

Berisha, Basha, Kellici

Berisha shprehu konsiderata për kreun e FRPD-së Belind Këlliçi, duke thënë se ai i ka përfaqësuar të rinjtë demokratë me ndershmërinë dhe dinjitetin më të madh. Madje Berisha shkoi më tej duke thënë se Basha e ka frikë këtë të fundit se mos i zë vendin!

Belind Këlliçi ju ka përfaqësuar ju me ndershmërinë dhe dinjitetin më të madh. I ka qëndruar besnik traditës familjare, ju, edhe në kohën kur ju bënë jashtë çdo lloj konteksti padrejtësitë më të mëdha.

Edhe kur u përjashtua nga mundësia për tu përfaqësuar ju në Parlament, pa motiv tjetër përveç smirës sepse kryetari shihte potencialisht një njeri që mund ti zinte vendin. Belind Këlliçi nuk u lëkund nga ju”, tha Berisha.

Më herët në fjalën e tij Berisha deklaroi se Basha është kyçur në zyrën e tij dhe jep urdhra në telefon për uzurpimin e FRPD-së dhe organizatës së grave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura