“Nuk e kisha besuar se ekzistonte”- Flet kosovari i prekur nga koronavirusi

Jul 15, 2020 | 22:55
SHPËRNDAJE

Një nga tetë pacientët e prekur me koronavirus, i shtrirë në Spitalin Rajonal të Vushtrrisë, ka thënë se personalisht nuk ka besuar se ky virus ekziston derisa është infektuar.

pacienti-1

Në një prononcim për Klan Kosova, ai ka thënë se problemet kryesore që ia ka shkaktuar Covid-19 janë pengesa në frymëmarrje dhe temperatura e lartë.

“Nga e shtuna jam kështu, tash jam më mirë. Me frymëmarrje kam problem që dy-tre ditë”, është shprehur ai.

“Armik i fshehtë ishte, nuk kam besuar as unë, por tash besoj se më ka zënë”.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura