“Nuk e kam tradhëtuar 21 Janarin. Një ditë drejtësia do bëjë drejtësi”

Jan 21, 2016 | 11:45
SHPËRNDAJE

Kryeministri Rama ka pritur sot familjarët e viktimave të 21 janarit të vitit 2011 në një ceremoni përkujtimore në 5-vjetorin e humbjes së jetës para Kryeministrisë gjatë demonstratës së opozitës dhe qytetarëve.

Ai ka deklaruar se një ditë drejtësia për katër jetët e humbura do të vijë dhe se nuk e ka tradhëtaur këtë datë.

edi-rama-4-620x350

“Krimi shtetëror i 21 Janarit, pushkatimi pa gjyq i 4 burrave të paarmatosur dhe të pafajshëm hyn në ato raste përmes të cilave historia u ka mësuar popujve se drejtësia vonon por nuk harron, mund të varroset dosja …patatet e nxehta që përvëlojnë duart e gjyqtarëve, por s’mund të tretet njësoj si trupat e 4 të vrarëve, nevoja therëse e drejtësiësë për 21 Janarin, një ditë ose një tjetër, drejtësia do bëjë drejtësi, edhe për vrasësit edhe për rivrasësit, edhe për ata që urdhëruan e vranë 4 njerëz nga tarraca e kësaj godine por edhe për ata që shpikën në sallat e gjyqeve makabritetin e vrasjes si gabim teknik dhe rivranë me cekicin e pushtetit gjyqësor..”

Rama u ka dhënë përgjigje atyre që thonë se Rama është fajtori për zvarritjen e drejtësisë për katër viktimat e 21 Janarit.


Rama per 21 janarin by gazeta-panorama

“E di shumë mirë se shumë e drejtojnë mbi mua gishtin e akuzës për zvarritjen…ka jo pak ndër ta që me shpirtin e ardhur në majë të hundës nga marrja zvarrë e drejtësisë, më quajnë tradhëtar të 21 Janarit. S’kam asgjë me ta, ua marr vesh mirë sekëlldinë, kur shohin se si përgjegjësit për atë masakër bilbilojnë cdo ditë në emër të popullit dhe pa pikën e turpit kërkojnë hesap prej nesh për kancerin që hapën në cdo sektor social të vendit…është cinike dhe poshtëruese, e di shumë mirë. Por sot s’jam kokëulur para jush e s’do shkoj kokëulur bashkë me ju as përpara përmendoreve të shtrira në bulevard sepse nuk e kam tradhëtaur 21 janarin, kjo qeveri se ka tradhëtuar 21 janarin, se kemi punuar cdo ditë me përkushtim atdhetar, për të rilindur shqiperine nga autorët e 21 janarit dhe për të bërë shtetin që u ka munguar shqiptarëve për vite e vite të tëra. Kemi luftuar krimin duke rikthyer policinë e shtetit në krye të detyrës, sepse kemi punuar cdo ditë për të rritur ekonominë kombëtare dhe familjare duke shlyer një mal borxhesh, duke ukur taksat…

familjaret

“Jam dhe do mbetem zëdhënësi juaj dhe se në cdo hap, vendim, udhëhiqem dhe do udhëhiqem nga domosdoshmëria për të mos e tradhëtuar 21 Janarin si një cështje themelore në rrugën e reformës në drejtësi dhe si një aspiratë popullore për të pasur një Shqipëri më të pastër, më të drejtë, ku secili të ndjehet si një shtëpinë e tij, dhe jo në shtëpinë e hajdutëve të pronës dhe lirive të veta, sic është ndjerë në të shkuarën e afërt. I përjetshëm qëftë kujtimi i atyre katër njerëzve të zakonshëm që vazhdojnë dhe japin një kontribut të jashtëzakonshëm në rrugën tonë shumë të vështirë por jo të pamundur për të ndryshuar këtë vend dhe për të përmbysur sistemin poshtërues të drejtësisë”,- e mbylli fjalën e tij Rama.


Rama per 21 Janarin 2 by gazeta-panorama

Rama nënvizoi se ka disa gjyqtarë që ende u djeg vendimi që kanë dhënë për këtë çështje dhe bëjnë sikur e duan reformën në drejtësi, por Rama siguroi se nuk do lejojë që PS të tradhëtojë reformën në drejtësi.

Ashtu si ishte lajmëruar familjarët e viktimave kanë hyrë në ambientet e kryeministrisë rreth orës 10:45 minuta.

Në 21 janar 2011, gjatë një demonstrate para Kryeministrisë, ku nuk munguan përplasjet mes protestuesve dhe policisë, mbetën të vrarë katër protestues: Faik Myrtaj, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Aleks Nika.

Një vit më parë, Kryeministri Rama u premtoi familjarëve të viktimave të 21 janarit angazhimin e një studioje ligjore ndërkombëtare për të zbardhur vrasjet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura