“Nuk e ka të sigurt që do të jetë në pushtet”, Haradinaj tjetër përgjigje për Ramën, i kujton gjyqin: Mori pjesë në ‘ndarjen’ e Kosovës

Oct 30, 2019 | 8:44
SHPËRNDAJE

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar serish lidhur me paralajmërimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, që tha se do ta padisë në gjykatat e Kosovës.

rama-haradinaj-e1511860713463-1024x571

Ky rast ka të bëjë me një deklaratë të mëhershme të Haradinajt i cili kishte thënë se Hashim Thaçi, Edi Rama dhe Aleksandar Vuçic do të përfitonin 10 miliardë euro nga ndarja e Kosovës.

Rama ka thënë se per këtë deklaratë do ta dërgojë Haradinajn në gjykatë.

“Edi Ramën e kam vëlla. I kam vëllezër e motra të gjithë shqiptarët. Por unë jam kundër ndarjes. Ky ka marrë pjesë në projektin e ndarjes. Ajo ndarja ka pasë me bë dëme në shtetësinë tonë. Pasi që të hapet Kosova e 17 shkurtit nuk ka më kthim pas”, tha Haradinaj në Pressing të T7

Haradinaj tregon edhe për shumën e 10 miliardë euro që kishte thënë se do ndahej mes Ramës, Thaçit dhe Vuçicit.

“Mbi 10 miliardë euro dëme do i bëheshin Kosovës në rezerva dhe minerale të Trepçës. Gjithsesi ai për momentin është në pushtet, por nuk e ka të sigurt që do të qëndroje, dhe mund ta humb atë. Shihemi në gjyq”

Ai shpjegon me tej se si do të përfitonin personalisht personat që do merrnin pjesë në projektin e ndërrimit të territoreve.

“Nëse dikush ka premtuar me dhënë Trepçën, atëherë ka pasur përfitime nga Serbia”, tregoi kryeministri në detyrë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura