“Nuk e ka jetën e gjatë”- Inteligjenca ukrainase: Putini vuan nga disa sëmundje, do të vdesë brenda dy viteve

Jun 27, 2022 | 18:46
SHPËRNDAJE

Dyshimet për jetën e Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin janë rritur së tepërmi. Sipas gjeneralmajorit ukrainas, Kyrylo Budanov, presidenti Putin vuan nga sëmundje të ndryshme “dhe nuk ka jetë më shumë se dy vjet”, shkruan DailyMail.

putini

Ai theksoi se spiunët e Kievit depërtuan brenda Kremlinit, ndërsa sipas tij, u kuptua se Putini është i prekur nga një varg sëmundjesh.

Ne disa takime i ulur, presidenti rus u filmua duke lëkundur këmbën, ndërsa në një pamje tjetër u pa duke qëndruar me vështirësi.

Qëndrimi i dobët i tij nëpër takime dhe fytyra e fryrë ngritën spekulime rreth shëndetit të tij. Këto zëra u shtuan qëkur Putini nisi një mision “denazifikimi” në Ukrainë.

Në një analizë të publikuar në revistën politike “Newsweek”, u ngritën dyshime që presidenti Putin është duke vdekur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura