Nuk e humbet asnjëherë ndeshjen e parë, njihuni me trajnerin fitues

Aug 19, 2018 | 14:02
SHPËRNDAJE

Kudo ku ka drejtuar, Karlo Ançeloti nuk e ka humbur asnjëherë ndeshjen e parë me skuadrën e re. Ai ka drejtuar në Seria A, Premier Ligë, Liga 1, Bundesliga dhe La Liga.

anceloti

Në debutimin me Napolin italiani arriti të përmbyste Lacion me rezultatin 1-2. 59 vjeçari është i pathyeshëm në ndeshjen e parë të kampionatit. Ai numëron 7 fitore dhe 1 barazim. Me Juventusin, Bajernin, PSG, Çelsin, Parmën, Realin e Madridit dhe Napolin, “Don Karlo” ka arritur të fitojë. I vetmi barazim i regjistruar është ai në debutimin me Milanin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura