“Nuk e dua Shqipërinë o vëlla”, Federata e Kosovës i befason të gjithë. Punëson komentatorin që nxiti urrejtje ndaj shqiptarëve

Oct 9, 2019 | 21:28
SHPËRNDAJE

Komentatori sportiv Andin Lokaj, i cili disa javë më parë krijoi polemika pas deklaratës në një televizion kosovare teksa u shpreh se nuk e do Shqipërinë. Sipas tij Kosova e ka kombëtaren, shtetin dhe flamurin e vet.

lokaj

Kjo deklaratë revoltoi jashtë mase tifozët shqiptarë, të cilët nuk i kursyen reagimet e ashpra ndaj Lokajt. Teksa komentatori është shpallur “non grata” nga mijëra shqiptarë anë e mbanë botës, drejtuesit e Federatës së Kosovës, i kanë befasuar të gjithë, teksa së fundmi kanë vendosur ta punësojnë Andinin si spiker për të ndezur stadiumin “Fadil Vokrri”, para ndeshjes dhe gjatë saj.

Lokaj

Lajmi konfirmohet nga vetë komentatori i njohur, në emisionin “Imazh” në RTK, teksa u shpreh: “Ta shohim se si do të shkojë. Nuk e kam provuar kurrë atë detyrë. Në bashkëpunim me FFK-në do ta shohim se a do t’ia dalim kësaj pune”.

Testi i tij i parë do të jetë nesër ndaj Gjibraltarit. “Dardanët” do të përballen me Gjibraltarin në takimin miqësor që do të startojë në orën 18:00.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura