“Nuk e dija çfarë kishin pakot”, zgjaten afatet e hetimit për Cullhajn, dyshohet se trafikonte armë

Aug 23, 2018 | 12:06
SHPËRNDAJE

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosur sot zgjatjen e afatet e hetimit dhe me tre muaj të tjerë në për Sajmir Cullhaj, 32 vjeçi, i cili është i dyshuar për kalimin transit të armëve nga aeroporti i Rinasit.

Ai është arrestuar në prill 2017 pas konfiskimit të armëve, të cilat ishin të fshehura në tre pako postare.

21171046_10155555366232159_1320450314_o

Në gjyq ai është shprehur se tre pakot i ka dorëzuar në emër të një miku.

“Nuk e dija çfarë kishin brenda pakot. I dorëzova në emër të një mikut tim”, ka thënë ai.

Ndërsa ka mbajtur qëndrim mohues për akuzën dhe nuk pranon të ketë lidhje me trafikun.

ARRESTIMI

Policia deklaroi në 27 prill 2017 se ka zbardhur në kohë rekord tentativën për trafikim ndërkombëtar të armëve, duke finalizuar operacionin e koduar “Delivery”. Gjatë këtij operacioni është arrestuar njëri prej personave që ka dërguar tri pakot me armë zjarri për në Londër, si dhe është shpallur në kërkim personi tjetër bashkëpunëtor në këtë tentativë për trafik ndërkombëtar të armëve luftarake.

Policia ka sekuestruar edhe një sasi lënde narkotike gjatë arrestimit të autorit dhe kontrollit të banesës së personit që është shpallur në kërkim. Policia tha se, në kuadër të procedimit penal të nisur për këtë ngjarje, është bërë e mundur të dokumentohet veprimtaria kriminale e shtetasve të dyshuar, të cilët më datë 23 gusht, rreth orës 18:00, kanë bërë dërgimin e tri pakove me një prej agjencive të dërgesave postare, të cilat janë konstatuar gjatë skanimit në Aeroportin “Nënë Tereza”.

Brenda pakove janë konstatuar tri armë zjarri, automatik model 56, të çmontuara. Pakot kishin si destinacion Mbretërinë e Bashkuar, por më parë do të kalonin tranzit në Greqi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura