“Nuk e di a isha e gatshme për martesë”- Aktorja e famshme flet për herë të parë për marrëdhëniet me bashkëshortin

Aug 22, 2019 | 20:15
SHPËRNDAJE

Aktorja e famshme Cameron Diaz, për herë të parë ka folur lidhur me martesën dhe bashkëshortin e saj.

Benji Madden është i vetmi i cili ka arritur ta pushtojë zemrën e saj dhe ta çojë para altarit.

Cameron-Diaz-Benji-Madden

“Nuk e di a kam qenë e gatshme kur jam martuar, por e kam ditur që Benji është i veçantë. Ai është njeri shumë i mirë. Vërtet është përvojë freskuese, sepse me të ndihem mirë dhe e lirë. Vërtet i jam mirënjohëse”, ka thënë ajo.

Cameron ka thënë gjithashtu që martesa e saj me Madden është gjëja më e mirë që i ka ndodhur ndonjëherë.

cameron-diaz-benji-madden-759

“Bashkëshorti im është më i miri. Ai është qenie më e mrekullueshme njerëzore.

Martesa është vendi i cili gjithmonë kërkon punë dhe përkushtim. Ju nevojitet dikush i cili ka të njëjtën dëshirë si edhe ju që të përkushtohet në marrëdhënie dhe lidhje. Në martesë nuk ka 60-40. Ajo është punë e barabartë edhe për njërin edhe për partnerin tjetër, gjithnjë deri sa zgjat. Kam pasur të dashur dhe lidhje të gjata, mirëpo vërtet ekziston dallimi midis martesës dhe argëtimit.

cameron1

Bashkëshorti im më është mbështetje e vërtetë. Ne jemi dy persona shumë të ndryshëm. Jemi aq të ndryshëm, por ndajmë vlera të njëjta. Të dy jemi mjaft të çuditshëm, mirëpo duket që jemi të përsosur për njëri-tjetrin”, u shpreh ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura