Nuk duken edhe aq keq punët mes grave të PD-së dhe burrave pushtetarë

Apr 25, 2015 | 15:57
SHPËRNDAJE

Të gjithë ata që ndoqën seancën e Parlamentit këtë të enjte, besoj e kanë parë dhe dëgjuar një debat që u zhvillua mes deputetes demokrate, Albana Vokshi dhe ministrit të Mirëqënies Sociale dhe kandidatit për kryetar Bashkie të Tiranës, Erion Veliajt.  Madje, debati arriti deri aty sa Vokshi i tha Veliajt se duhet të dorëhiqet, sepse nuk tha gjëra të vërteta në foltore. Por, siç e kemi ilustruar gjithmonë me fotot informale që ne sjellim, deputetët jashtë asaj salle janë shumë të lirshëm dhe më njerëzorë e socialë me njëri- tjetrin nga ç’duket në atë sallë.  Siç e shihni edhe në këto foto të marra dy javë më parë para oborrit të Parlamentit, Mesila Doda dhe Abana Vokshi po shijojnë një bisedë të këndshme me Erion Veliajn dhe Luan Ramën e LSI.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura