Nuk duhet t’ua thoni kurrë këto 7 fraza personave që vuajnë nga depresioni

Aug 10, 2020 | 12:55
SHPËRNDAJE

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, më shumë se 264 milion njerëz vuajnë nga depresioni në të gjithë globin. Statistika është një shenjë alarmuese që na thotë se jo vetëm duhet të kujdesemi më shumë për shëndetin tonë mendor, por duhet të kujdesemi edhe për njëri-tjetrin.

05846b2c-2b61-44af-8540-ab0f6a1280d2

Edhe pse mendojmë se po sillemi shumë mirë ndaj të tjerëve, fjalët që themi mund të shkaktojnë një dëm më të madh nga sa mendojmë tek të tjerët.

Nëse nuk doni të jeni një prej këtyre personave dhe nuk doni t’i mërzisni të tjerët, duhet të shmangni këto shprehje të zakonshme:

1. “Duhet të dalësh më shpesh”
është e vërtetë se dielli rrit nivelin e melaninës në trup dhe të ecurit na ndihmon të mbajmë trupin në formë, por duhet të theksojmë se depresioni është një problem serioz shëndetësor. Një person që vuan prej tij e ka shumë të vështirë të ngrihet edhe nga shtrati dhe jo më të dalë e të shëtisë si gjithë të tjerët.

2. “Gëzohu”
Edhe pse e keni pa të keq, t’i thuash një personi që vuan nga depresioni që të gëzohet, mund ta trishtojë edhe më shumë. Nëse do të kishin mundësi të gëzoheshin, do ta bënin. Askush nuk dëshiron të jetë i mërzitur.

0e1b1c57-b869-44fa-ab95-3d273a02b140

3. “Ccdo gjë është vetëm në kokën tënde”
Depresioni është një problem serioz dhe simptomat e tij lidhen me frikën dhe pagjumësinë, si dhe me ndjesinë e të qenit i lodhur dhe i padobishëm. Nëse ua thoni këtë të tjerëve, ata do të mendojnë se ju nuk i kuptoni dhe se vini në dyshim nëse gjendja e tyre është e vërtetë apo jo.

1a944646-209a-4071-af0e-94c6b2c5b48c

4. “Po reagon më shumë se cc’duhet”
Nëse një person që vuan nga depresioni ankohet për dhimbje të kurrizit, dhimbje të herëpashershme të kokës, apo për përkeqësim të shikimit, ata nuk po reagojnë më shumë se cc’duhet. Të gjitha këto janë simptomat fizike që një person me depresion shfaq dhe që ua vështirësojnë vazhdimisht jetën e përditshme.

5. “Të tjerët e kanë më të vështirë”
Njerëz të ndryshëm kanë nivele të ndryshme tolerance. Të krahasoni dhimbjen tuaj me atë të një tjetri është diccka që duhet të shmanget. Vetëm sepse një person mund të jetë duke kaluar gjëra më të vështira se sa ju, nuk do të thotë se nuk keni të drejtën të trishtoheni për problemet tuaja.

6. “Nuk dukesh sikur je në depresion”
Një person që vuan nga depresioni jo domosdoshmërisht duhet të duket si i tillë. Këta njerëz, edhe pse mund të ndihen tmerrësisht keq nga brenda, nuk e tregojnë këtë kurrë në publik dhe buzëqeshin ashtu si njerëzit e tjerë me të cilët rrethohen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura