“Nuk duhet t’i njohim zgjedhjet”/ Mark Marku paralajmëron nxjerrjen e përgjimeve për…dhe zbulon pse Nishani sulmoi Bashën

Apr 28, 2021 | 21:51
SHPËRNDAJE

Kandidati për deputet në listën e Partisë Demokratike në Qarkun e Lezhës, Mark Marku ka paralajmëruar se ditën e nesërme do të dalin përgjime për blerjen e votës në zgjedhjet e 25 prillit.

DBFDA446-B236-41DD-B888-28751F796B5A

Marku tha se votat janë blerë me para në dorë ndërsa ka pasur edhe dhunim të komisionerëve e personave të administratës publike.

“Ka 3 deputetë të blerë të futur në Parlament. Mos e bëni me përdhunimin, fakti është brenda. Na kërkoni neve faktet, i kemi të gjitha faktet. Ju mendoni se PSD mund të merrte 3 deputetë. 4 i ka marrë në kohën e Gjinushit dhe duke ia falur. Ajo është parti e shitur, ia ka blerë Skënder Gjinushit. E dinë sa lekë, 400 deri në 1000 euro familja. Do dalin të gjitha të përgjuara dhe të faktuara”– tha Marku në “Open”.

I pyetur nga Carlo Bolino se “kush e ka përgjuar?”, Marku tha: “Ne. E kemi ndjekur. Ua marrim policëve të tu. votat janë blerë me vende pune, janë blerë me para në dorë, nesër dalin videot. Para Ka dhunim të komisionerëve, ka pushime nga puna të personave të administratës publike”.

Marku reagoi edhe deklaratën e ish-Presidentit Bujar Nishani që kreu i PD, Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve, duke theksuar se deklarata të tilla u bënë për inate personale për shkak se nuk u kandidua për deputet.

Edhe pse SHBA dhe BE kanë njohur zgjedhjet në Shqipëri, duket se PD do futet në një tjetër kurs përplasjeje, pasi ka plan të mos njohë 25 prillin.

“I injoroj komplet këto zëra, ku ishin këta më përpara? Kanë inate personale. Meqë Nishani nuk është në listën e deputetëve kërkon largimin e Bashës. Nuk do t’i njohim kurrë zgjedhjet. Do të vazhdojmë betejën derisa hajdutët të shkojnë në burg dhe populli do të votojë i lirë”, tha Marku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura