“Nuk duhet të kishte ndodhur”/ Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un pendohet dhe bën veprimin e rrallë, kërkon falje për…

Sep 25, 2020 | 8:14
SHPËRNDAJE

kimLideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un ka lëshuar një falje të rrallë për vrasjen e një zyrtari të Koresë së Jugut.

Zyra presidenciale në Korenë e Jugut u shpreh se Kim i tha homologut të tij Moon Jae-in se incidenti nuk duhet të kishte ndodhur, raporton BBC.

Koreja e Jugut ka thënë se një 47-vjeçar dyshohet se po përpiqej të kalonte në Korenë e Veriut por u gjet nga trupat ushtarakë në ujërat e Veriut.

Më pas ai u qëllua për vdekje dhe trupi i tij u dogj, sipas zyrtarëve të Seulit.

Kufiri midis Koreve patrullohet fort nga forcat policore dhe Veriu mendohet se ndjek politikën “të qëllosh për të vrarë” për të parandaluar koronavirusin të hyjë në vend.

Falja erdhi në formën e një letre dërguar Presidentit Moon dhe pranoi se incidenti nuk duhej të kishte ndodhur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura