“Nuk duam ta vrasim procesin”- Balla tregon negociatat me grupet parlamentare të opozitës: Vendosëm piketa të rëndësishme për Presidentin…

May 13, 2022 | 11:08
SHPËRNDAJE

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla theksoi se mazhoranca nuk ka dëshirë “ta vrasë” procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit.

“Ne kemi rënë dakord që të ulemi përsëri për emrin”, theksoi Balla për mediat.

Me dy grupet parlamentare qe kemi takuar ka pasur gatishmëri për të hedhur në tavolinën e bisedimeve emra konkretë.

Mediu na ka informuar dhe për një qasje për të ardhur me një emër apo disa emra konkretë nga opozita, për një përpjekje që Mediu po bën.

Janë disa biseda të frytshme, sot me dy grupet kemi arritur te vendosim piketa dhe shina në një proces që do na çojë drejt një kandidati konsensual. Ne nuk duam ta vrasim procesin. Ne kemi rënë dakord që të ulemi përsëri për emrin”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura