“Nuk dua të të përcjell Luan!”/ Braçe kujton: Si na shpëtoi nga atentati në 1994 në Lushnjë

Jul 31, 2018 | 16:24
SHPËRNDAJE

Diten e hene u nda nga jeta ish themeluesi i PS-se Luan Hajdaraga. Ish ministri i Mbrojtjes u shua në moshën 69-vjecare. Me 23 mars, ai pësoi ishemi në tru dhe u shtrua me urgjence në spital.

Hajdaraga ishte në pikën kufitare të Qafë Thanës, duke u kthyer në Shqipëri kur pësoi ishemi.

Hajdaraga

Iu dha ndihma e parë në mënyrë urgjente, për t’u nisur më pas drejt Përrenjasit, ku e priste helikopteri që do e sillte drejt spitalit të kryeqytetit.

Me daten 23 maj Qeveria i akordoi 1.9 mln leke per trajtimin mjekesor. Vendimi u mor per dergimin jashte vendit per trajtim mjekesor. Ai u dërgua në Turqi për mjekim.

Hajdaraga, ka qene ne detyren e Ministrit te Mbrojtjes ne vitet 1998-2000 gjate qeverisjes socialiste. Ai njihet si themelues i PS në ’91 dhe ka qene profesor i sociologjise.

Deputeti socialist Erjon Brace ne nje postim te gjate ne rrjetet sociale, ka bere nje dedikim prekes per mikun e tij. Teksa ka treguar edhe diten se si u njohen dhe prej asaj nuk u ndane më.

POSTIMI I PLOTE I BRACES

NUK DUA TE TE PERCJELL NESER LUAN!
ISHTE BUKUR ME TY SI SHOK, SI MIK,
SI VELLA I MADH!

brace luan

Ka qene nje kohe kur Partia Socialiste nuk ishte kjo e sotmja;

Kohe e veshtire,
beteje deri ne lufte per cdo inç ne territor,
sup me sup me shokun, mikun, vellain;
Burra udheheqes qe i dilnin per zot gjithkujt, pavaresisht moshes, njohjes,
peshes-ne rastin tone.

LUAN HAJDARAGA dhe une jemi njohur ne Partine Socialiste!

Jo ne salla mbledhjesh apo Kuvend-si ketu, asfare.

Ne kabinen e nje Land Rover-i te bardhe,
tek shinat e trenit ne te dale te Lushnjes,
ne nje postbllok armiqsor te policise politike, gjate turit per Referendumin e Kushtetutes
ne vitin 1994!

Ndjeu kurthin, parashikoi sulmin,
zbriti nga timoni shoferin e tij dhe,
nen nje shi guresh vrases levizi makinen per te na shpetuar jeten!
Nuk mbaroi aty;
Ne ato 15 kilometra ne drejtim te Rrogozhines,
pas, ngjitur apo duke goditur fort makinen ku ishim e me te cilen po udhetonim,
kishim policine sekrete te kohes,
ne sulm per te na bere te paguanim ate te ciles i shpetuam ne postbllokun e Lushnjes,
deri ne fund, tek dy rruget ne hyrje te Rrogozhines;
Ajo djathtas e poshte,
ne nje kthine pusi ngritur per ne ne erresire,
Ajo drejt e lart, ne ure, teresisht ne vijen e kundert te kalimit,
ngushte aq sa Land Rover-i yne u perplas,
u ça majtas e djathtas,
here ne makinen qe erdhi perballe e here ne parmakun e betonte te ures,
por per te mbetur gjalle!
Servet Pellumbi, Namik Dokle, Fehmi Abdiu, Vladimir Metani e te tjere shoke u masakruan poshte, Ne mbetem gjalle lart!

luan brace

Na shpetoi Luan Hajdaraga!
Prej asaj dite nuk u ndame me,
Ai, Anastasi, Iliri, Thomai dhe une.

Ishim pese shoke, miq, bashkepunetore;
Cdo ore, cdo dite, kudo, per njeri tjetrin, pa i ikur sfidave, betejave qe here ishin ideologjike, politike, organizative por edhe fizike me pushtetin e kohes;
Vijoi ne Majin e 1996-tes, ai fort ne Tirane e une si ai ne Berat, pastaj ketu ne shesh ne 27-28 Maijin e pergjakshem e ne vijim, tetor, nentor, dhjetor 1996,
janar, shkurt e mars 1997, ne rruge, sheshe, per here te pare per mua, bashke ne Kuvend!

Bashke ne ditelindjet e mia,
atje tek shtepia e vogel ne Kombinat,
ne gazete, kudo ……..

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura