“Nuk dua të merrem me emra të përveçëm”, Basha flet për Jozefina Topallin: Asgjë personale nuk…

Nov 26, 2018 | 21:53
SHPËRNDAJE

“Nuk kam ndërmend të merrem me asnjë emër të përveçëm, po dua të ju them këtë: Asgjë personale nuk kam patur në vendimmarrjet e mia dhe asgjë personale nuk do të ketë”, ishte kjo përgjigja që Basha u shpreh në lidhje me Jozefina Topalin.

Në “A Krasta Show”, në News 24 tregoi se nuk ka asgjë personale në vendimet e tij politike dhe shtoi se PD ndryshoi statuti për të qenë Topalli në Këshillin Kombëtar.

Bashaaaa

Largimi, nxjerrja jashtë, vetëlargimi, quajeni si të doni ju, i një grupimi njerëzish të Partisë Demokratike, të rëndësishëm, të establishmentit të vjetër. Ka një predispozitë për t’i afruar ata në emër të një energjie të re dhe të një teze të re që tani tentohet të dalë, në rrethana relativisht të tjera. Fjala vjen, Jozefina Topalli, ç’përfaqëson për ju? 

Nuk kam ndërmend të merrem me asnjë emër të përveçëm, po dua të ju them këtë: Asgjë personale nuk kam patur në vendimarrjet e mia dhe asgjë personale nuk do të ketë. E rëndësishme është që ata, të cilët ndihen se mund të japin në këtë kauzë, në këtë luftë misionare, ti kenë mundësitë ti japin dhe kjo është detyra ime si kryetar i partisë. Të krijoj hapsirën që ata mund të japin. Disa prej tyre janë anëtarë të Këshillit Kombëtar, ex officio, siç është zonja Topalli. Ne kemi ndryshuar statutin dhe ajo është anëtare e Këshillit Kombëtar përjetë.

Disa të tjerë japin përmes këshillave, përmes shkrimeve, edhe kritike, kontributin e tyre është publik.

Pra, le të themi se ajo është anëtare përjetë e Këshillit Kombëtar, një lloj senatore e përjetëshme e partisë?

Basha: Po, pikërisht!

Ju i lejoni në një kuptim, asaj dhe atyre, që të ju trajtojnë juve si një, le të themi në mos arsyeja kryesore e mosformësimit të PD tani, apo në mënyrë partiake?

Nuk ka pikë rëndësie çfarë mendojnë ata, rëndësi ka a i shërbejnë apo jo interesit të vendit.

Domethënë brenda konstatoni se ka një besim tek ju?

Nuk ka pikë rëndësie çfarë mendon dikush në nivel personal. Rëndësi ka, a janë gati të japin kontributin e tyre që ua kërkon vendi, natyrisht dhe demokratët. Most ë harrojmë se sot kemi qindra mijëra qytetarë të cilët vuajnë për bukën e gojës. 290 mijë prej tyre hajnë një vakt në ditë, midis tyre natyrisht mijëra demokratë. Pra, jemi në një gjendje dramatike, gjendje emergjencë. Çdokush që bën hesape personale me karrigen e vet, këtu nuk i shërben zgjidhjes, as rrugës së zgjidhjes. Ndaj ky është një moment për të treguar vetën, secili tregon vetën e saj apo të tij. Të gjithë ata që duan ndryshimin, kanë tek PD një platformë për tu bërë pjesë e ndryshimit dhe tek unë një garanci që kjo do të jetë një parti e hapur, një parti e vlerave dhe jo e antivlerave, e pa lidhur me krimin e cila nuk do të bëjë kurrë kompromis me oligarkinë. Kjo është edhe domethënia e ligjit antimafia që kemi bërë gati, për të treguar qartë para shqiptarëve, se të gjithë ata që kanë abuzuar me paratë e taksapaguesve dhe me pasuritë e tyre gjatë kësaj qeverisje, por pa kufizim gjatë gjithë qeverisjeve, nga PD tashmë do të mbahen përgjegjës dhe do të jenë ata që do të japin llogari para ligjit dhe jo që do të futen e të bëjnë aferat e rradhës me qeverinë e Partisë Demokratike.

Pra, ne jemi fare të vetëdijshëm edhe për mangësitë, edhe për të metat tona gjatë kohës që kemi qeverisur dhe sot vijmë para shqiptarëve me një platformë të qartë të ndarjes nga e kaluara. Pastrimin e politikës nga krimi, pastrimin dhe çlirimin e ekonomisë nga oligarkët, pavarësisht nga emrat dhe mbiemrat, të gjithë ata që kanë pranuar të zhvasin paratë e shqiptarëve në bashkëpunim me këtë qeveri. Dhe dekriminalizimin e zgjedhjeve, në mënyrë që qytetarët shqiptarë të vendosin të lirë nga presionet e krimit dhe nga paratë e korrupsionit.

A e përdori PD protestën e Unazës së re politikisht? Basha: Absolutisht që jo, po të mos ishim aty…

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë i ftuar sot në “A Krasta Show”, në News 24. Në këtë intervistë Basha foli në lidhje  me protestën e banorëve të Unazës së re, dhe për protestën që ndodhi para Kuvendit.

Basha

PJESW NGA INTERVISTA

Pyetja e parë. E përdori Partia Demokratike protestën politikisht?

Sigurisht që jo. Është detyra jonë të jemi në krah të këtyre njerëzve. Po shkojnë t’u prishin shtëpiat pa ligj, pa ju dërguar një copë letër. 317 shtëpi, me mesatarish 2-3 kurora brenda, pra afërsisht një mijë familje. Vogëlushë të traumatizuar. Po të mos ishim aty, do të ishim në shkelje të misionit tonë. Jemi në misionin tonë dhe duhet të jemi aty, jo vetëm ne, po të gjithë ata që e kuptojnë se prishja e shtëpive të këtyre njerëzve, është një hap larg prishjes së shtëpisë,mirëqenies dhe harmonisë në familjen e tyre.

Zoti Basha, pse nuk e vizituat ju policen me gishtat e vrarë në spital?

E vizitoi nënkryetari i komisionit të sigurisë, i çoi përshëndetjet e mia. Nuk desha ta përdor politikisht, sa herë që shkoj ka kamera, ka gazetarë, por i përcolla përmes nënkryetarit të komisionit të rendit dhe sigurisë, dhe deputetëve të mi, të gjitha urimet për një shërim të shpejtë.

Po ndërkohë që ju folët për protestën dhe e ravijëzuat atë në bazë të këndvështrimit të opozitës, nuk e konsideruat një gjë normale që të

Mbështetje kur rrahin qytetarët nuk do të kenë nga unë, kurrë. Unë kam qenë ministri i tyre, i kam mbështetur sa herë kanë mbrojtur ligjin, sa herë kanë mbrojtur rendin, por kësaj radhe ata janë përdorur për të mbrojtur antiligjin, për të mbrojtur shkeljen e të drejtave të këtyre njerëzve, për të rrahur me shkopinj dhe për të keqtrajtuar 15 vjeçarët, 13 vjeçarët, nëna shtatzënë, pse po mbrojnë shtëpitë e tyre. Ndaj mesazhi që ju jap është ky: mos u keqpërdorni, po ju keqpërdorin, jo për të mbrojtur ligjin, por për të goditur ligjin, për të goditur vëllezërit dhe motrat tuaja, që po mbrojnë shtëpitë e tyre, po mbrojnë ligjin dhe kushtetutën.

A mund të më thoni ju mua, ku qëndron, përveç prishjes së shtëpive, sipas mendimit tuaj personal, e kritikueshmja, e shqetësueshmja, në raport me gjithë këtë ngjarje?

Është një vjedhje. Unaza është sebepi. Puna e komisarit ishte loja. Puna e Unazës është loja. Është vjedhje e pastër. 40 milionë eurot e taksave të tua, të operatorëve që keni këtu në sallë,të të gjithë shqiptarëve, po vidhen në një project fantazëm. Nuk do të hyj në të gjitha shkeljet, se janë me dhjetëra shkelje. Është detyrë e prokurorisë t’i hetojë, është detyrë e medias t’i hetojë. Po të them vetëm një aspect, e njëjta unazë, e njëjta kompani, Salillari, vetëm pak metra më tutje është ndërtuar me 8,6 milionë euro për kilometër. Si shkoi çmimi nga 8,6 në 20 milionë vetëm pak kilometra më tej? Si shkoi? Nga ana e procesit e kemi treguar, u futën 3 kompani në garë, për 3 lote, dhe nuk pati garë, sepse kompania tjetër, që ishte e njëjta, Vëllezërit Hysa quhej, që u fut në të treja lotet, nuk dha ofertë. Pra, përdorën një kompani fantazëm, që gara të fitohej me çmimin maksimal. 40 milionë euro. Pyetja është kjo: Sot shtypi e ka bërë transparencën dhe dua të përgëzoj ato organe shtypi që e kanë bërë transparencën. 5 herë më shumë do të harxhohen për këto 2 kilometra, sesa ç’janë harxhuar në segmente të ngjashme të infrastrukturës shqiptare. Pra është një vjedhje e paprecedentë.

Bashaa

Me dinamikën që ka ngjarja, me pjesëmarrjen tuaj në këtë ngjarje, me reagimin e përgjithshëm të popullatës shqiptare, cili do qoftë ai reagim, mendoni se kjo ngjarje do të stopojë këtu apo, si me thënë, ka një lloj pafuqie për të ndërhyrë në të gjitha ngjarjet tashmë?

Jo, nuk shoh pafuqi. Shoh artistët që kanë ndaluar prishjen e teatrit, me vendosmërinë e tyre për momentin, dhe ne do jemi pranë tyre për ta pamundësuar prishjen e teatrit. Shoh tashmë qytetarët që kanë dalë në mbrojtje të shtëpive të tyre dhe kanë zbrapsur, edhe kur janë përballur me dhunën policore, edhe kur janë ërballur me arrogancën dhe gjuhën raciste të Edi Ramës dhe të Erion Veliajt, prapëseprapë ia kanë dalë të triumfojnë mbi to. ia kanë dalë të triumfojnë në kushtet e traumës psikologjike. Janë njerëz që u është thënë: do t’u prishen shtëpitë, ku fëmijët kanë 3 javë që jetojnë në kushte jonormale. Dhe imagjini si ndjehen prindërit, kur fëmijët e tyre janë të traumatizuar.

Pra, jemi në një përballje, ku qytetarët kanë treguar vendosmëri, forcë dhe kurajo. Krasta: Kjo është intervista ime e parë me ju, kështu që kam të drejtë të bëj ca pyetje që i kam marrë me vete gjatë gjithë kohës…patjeter.

Dhe që kanë natyrisht edhe një shqetësim qytetar në këtë mes.

Të them edhe një fjali. Jam i frymëzuar nga kurajoja e tyre. Ne shkojmë aty për t’ju dhënë kurajo, por në fakt frymëzohemi nga kurajoja e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura