“Nuk dua të jap shpresa të kota, situata e vështirë”, ministri Lleshaj flet nga Libani për fëmijët shqiptarë në Siri

Sep 22, 2020 | 21:55
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka folur nga Libani për mundësinë që shteti ka për të sjellë fëmijët shqiptarë. Ne një lidhje të drejtpërdrejtë në Open në Top Channel ministri Lleshaj tha se ka pasur disa takime në Liban.lleshaj

“Kam zhvilluar dje dhe sot disa takime në Liban. Nuk dua të jap shpresa të kota. Tentojmë ta afrojmë sa më shumë zgjidhjen. Duhet kontaktuar kurdët që kanë në administrim kampin. Duhet kontaktuar Siria. Kontaktojmë edhe më Libanin- tha Lleshaj.

Çfarë statusi mbajnë shqiptarët që mbahen atje, pengje, apo ndonjë status tjetër?- e pyeti Mentor Kikia.

Kjo konsiderohet palë humbëse. Dhe disa kanë për të dhënë përgjegjësi ligjore- u përgjigj Lleshaj.

Sipas tij, situata nuk është aspak pozitive, dhe se terreni është i vështirë.

“Njëra prej çështjeve është e fëmijëve, po diskutojmë për evakuimin e tyre. Ne patëm plane ambizicioze që vjet por situatat që erdhën më pas e ndryshuan rrjedhën e gjërave disi. Situata gjithësesi mbetet e nderë, mësova se këtu ka 1000 raste në ditë të covid, kufiri me Siri është i mbyllur, Unë nuk dua të jap shpresa të kota. Nuk mund të ndiqet modeli kosovar, i pamundur kontrolli i situatës në terren është shumë fragile. Le të mos zgjojmë zhurmë të panevojshme për këtë çështje”, tha Lleshaj. TCH

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura