VIDEO/ “Nuk do të të harrojmë kurrë”- Adoleshentja shqiptare përcillet për në banesën e fundit mes dhimbjes dhe lotëve

Feb 19, 2020 | 17:57
SHPËRNDAJE

Ne jemi betuar se nuk do t’ju harrojmë kurrë. Përshëndetje Aurora 3AEC”- Kështu shkruhej në një banderolë jashtë kishës së San Flaviano në Montefiascone ku u zhvillua funerali i 16 vjeçares me origjinë shqiptare, Aurora Grazini.

8343e9243b41bf23fa64e13f96e12ba2-kAUC-U3170277629179t7-656x492@Corriere-Web-Roma

Adoleshentja ndërroi jetë papritur në banesën e saj, pas ndihmës së dhënë në spitalin Belcolle në Viterbo. Një mjek është vendosur zyrtarisht nën akuzë për vdekjen e të resë.

“Aurora jeton, kaloi nga toka në parajsë. Ju falënderoj për dashurinë dhe lutjen për të”- tha Prifti që drejtoi meshën e rastit.

Vajza një ditë para vdekjes së saj kishte shkuar në dhomën e urgjencës së spitalit Viterbo, sepse vuante nga ankthi.

14619644-kIrD-U3170234897462jW-656x492@Corriere-Web-Roma

Për vdekjen e saj tashmë ka një të dyshuar, doktori i urgjencës në spitalin Belcolle në Viterbo, i cili mori përsipër vizitën e saj kur ajo shkoi në dhomën e urgjencës për t’u shëruar, por vdiq ditën tjetër. Akuza ndaj tij është ajo për vrasje.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura