“Nuk do të rrezikojmë çfarë kemi arritur deri tani”- Rama: Nga e hëna masa drastike në tregun e Kombinatit

Apr 4, 2020 | 16:11
SHPËRNDAJE

Me një shënim në facebook, Rama njofton se nga fillimi i javës që vjen, ushtria do të lejojë më makina në treg, do të ketë vetëm një hyrje, çdo hyrje tjetër mbyllet, do largohen të gjithë ambulatët në një hapësirë tjetër dhe në hyrje do të krijohet një tunel higjenik për dezinfektim.

1584787724_basha

Postimi i plotë:

Kombinat, Tiranë – nuk do rrezikojmë gjithçka që kemi arritur deri tani në tiranë vetëm për një treg!

Nëse nga 27 njësi, në 26 prej tyre tregjet funksionojnë për bukuri, nuk ka asnjë arsye që të mos vendoset rregull edhe në tregun e Kombinatit.

nga e hëna rregulla të reja:

– ushtria nuk do të lejojë më makina në treg;

– do të ketë vetëm një hyrje, çdo hyrje tjetër mbyllet;

– largohen të gjithë ambulatët në një hapësirë tjetër;

– në hyrje do të krijohet një tunel higjenik për dezinfektim.

– do vendoset sinjalistikë 2m larg njëri-tjetrit.

masa drastike për të vetmin treg që na sjell probleme, por të gjitha këto nuk bëhen pa bashkëpunim!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura