Akuzat për parregullsi/ KAS shqyrton dhe rrëzon ankimimin e Partisë Demokratike për Qarkun e Durrësit

May 25, 2021 | 18:55
SHPËRNDAJE

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka rrëzuar pretendimet e Partisë Demokratike për Qarkun e Durrësit. Që në nisje të mbledhjes, anëtarët e Komisionit thanë se nuk do të pranonin prova shtesë, ndërsa më parë janë rrëzuar ankesat edhe për Qarkun e Beratit dhe Gjirokastrës për të njëjtat prova të Partisë Demokratike.

Gjatë kësaj mbledhje, juristi i Partisë Demokratike, Marash Logu tha se duke iu referuar pajisjes së identifikimit elektronik PEI, u vërtetua, se 4 persona kanë vendosur shenjën e gishtin në më shumë se një herë në këtë qark.

Marash Logu: Nga kryqëzimi i pajisjeve elektronike PEI, shohim 4 raste të cilat ata kanë votuar në 8 qendra votimi të ndryshme. Kjo krijon dyshimin e arsyeshëm që këto persona kanë votuar 71 herë. Duam të ndahemi më gjatë në listën e vendosur në dispozicion, e verifikuar që këta shtetas, kishin votuar apo jo. Pyetja ime për administratën do të ishte se ka 33 shtetas që s’kanë votuar.

Pyetja ime do të ishte a është kryer verifikimi që në këto qendra ka pasur ndërprerje. Në konkluzionet tona përfundimtare duhet përfshirë ajo që ne kërkojmë. Duke qenë se hetimi administrativ nuk është mbyllur, për nevoja hetimi, dje u tha që PD, nuk ka dërguar kërkesa në institucionet publike. Ne i kemi dërguar. Ajo që na ka sjellë këtu, është që duam të depozitojmë në cilësinë e provës materiale. <img

Bele: Depozitimi që keni bërë për Shkodrën, i vlen këtij procesi. Sepse është i njëjti informacion. Në Durrës ka pasur mosfunksionim të pajisjes. Nga 300 emra që pretendonte PD kanë shkuar në 146. Kjo kërkesë është rrëzuar më herët.

Marash Logu: Ne depozitojmë prova të reja dhe na lind e drejta të administrohen 19 provat e mëparshme. Disa veprime procedurale i vlejnë të drejtave tona si palë ankuese, këto veprime procedurale i kryejmë edhe për efekt ankues.

Altin Kaziaj: Jemi në një çështje të ngjashme, si në Qarkun e Beratit, ku dy kërkesa me objekt të ndryshëm trajtohen në një vendimmarrje nga ana juaj. Duke uruar të mos kenë fatin e Qarkut të Beratit. Vendimmarrja juaj, që të hapni precedent të karakterit administrativ, e të përdorësh një fjalë të madhe siç ju. Ju e trajtuat Qarkun e Beratit, duke përdorur parimin e gjësë së gjykuar, kjo përdoret vetëm në formë e prerë, ju po hapni precedentë të shumë diskutuara. Jam dakord me pjesën e qëndrimit të zotit Logu. Edhe ne kemi paqartësi. Një detaj të vogël, Sekretari i Përgjithshëm, na ka vendosur në dispozicion shkresë përcjellëse. Kjo edhe falë e sugjerimit të zotit Bele, na vë në disponon të dhënat e shtetasve të qarkut të Durrësit.

Bele: KAS, duke qenë se kemi pasur një rast të ngjashëm, me shumicë, vendosëm të konfirmojmë të njëjtën qëndrim, KAS nuk pranon që t’i drejtohet institucioneve për prova të PD, ky është një vendim i ndërmjetëm që do të arsyetohet bashkë me veprimin përfundimtar. Në këto kushte, duke qenë se shqyrtimi administrativ i ka shqyrtuar fazat e tij. KAS do të tërhiqet për vendim, për këtë pjesë.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura