“Nuk do të ketë asnjëherë siguri të plotë nëse…”, thirrja e Lleshajt nga Lezha: Për çfarë kemi nevojë

Oct 26, 2019 | 12:20
SHPËRNDAJE

72872834_445660932749907_4245666315596988416_n

Nga shkolla e mesme profesionale “Kolin Gjoka”, në qytetin e Lezhës, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj nënvizoi nevojën e zgjerimit të rrugëve të bashkëpunimit përmes përfshirjes së një pjese të nxënësve në të ardhmen, duke dhënë kontribut të drejtpërdrejtë në Policinë e Shtetit.

Sipas tij, “Me një Polici në numër të vogël, siç ka Shqipëria sot, nuk do të ketë asnjëherë siguri të plotë nëse nuk bëjmë çdokush pjesën që na takon, duke eleminuar rrezikun pa mbërritur tek ne”.

Postimi i plotë në FB

Janë me shumë vlerë orët e bashkëbisedimit me nxënës e maturantë që zhvilloj gjatë javës.

Ndalesa e radhës ishte shkolla e mesme profesionale “Kolin Gjoka”, në qytetin e Lezhës, e cila ka nxjerrë ndër vite me dhjetëra teknikë e profesionistë.

Fola me ta dhe dëgjova me kënaqësi mendimet e tyre, duke u ndalur gjatë tek siguria publike, e cila kërkon së pari angazhim të pakursyer të kujtdo.

Policia mbetet vetëm një nga aktorët për të rritur sigurinë. Me një Polici në numër të vogël, siç ka Shqipëria sot, nuk do të ketë asnjëherë siguri të plotë nëse nuk bëjmë çdokush pjesën që na takon, duke eleminuar rrezikun pa mbërritur tek ne.

Mbetemi tërësisht të angazhuar dhe ua përsërita dhe nxënësve në Lezhë, për nevojën e zgjerimit të rrugëve të bashkëpunimit përmes përfshirjes së një pjese të tyre në të ardhmen, duke dhënë kontribut të drejtpërdrejtë në Policinë e Shtetit ???‍♂?‍✈?

Mirënjohje e vlerësim për nxënësit e Lezhës, por edhe të edukatorëve që punojnë përditë në shkollë, familje e shoqëri!

73300950_445660609416606_308690114291171328_n 72624280_445660662749934_5135180916208959488_n 73274428_445660716083262_2687938628604133376_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura