“Nuk do të kemi vend për të varrosur njerëzit nëse…”, Kryeministri Edi Rama tregon se kur do të hapen kufijtë

Apr 3, 2020 | 19:06
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama, në përgjigje të kërkesave të shumta të qytetarëve, u pyet edhe se kur do të hapeshin kufijtë për të qarkulluar lirisht.
edirama

Kryeministri thotë se nëse do të hapen kufijtë, nuk do të ketë vend për të varrosur njerëzit, duke krahasuar situatën me atë që ka ndodhur Bergamo të Italisë apo në Iran.

“Unë nuk mendoj që duhet të numëroj një nga një të gjitha vendet që janë të bllokuara, por po ju them që kufiri është i mbyllur dhe rrugët do të hapen kur të arrijmë në konkluzionin që armiku është zmbrapsur dhe nuk kthehet më. Atëherë do hapen rrugët, mund ta hapim ne rrugën, por nuk e hap Italia, mund ta hapë një vend tjetër, por nuk e hapim ne, kur ta arrijmë në konkluzionin që armiku nuk kthehet më, sepse mund të na kapë duke festuar dhe të bëjë kredinë.

Me vjen keq, po dua ta them dhe këtë për hapjen e kufijve. Ndihem keq kur dua t’u them bashkatdhetarëve tanë se nuk mund të vini dot në Shqipëri. Për një arsye të thjeshtë, pasi nëse ne hapim kufijtë dhe lejojmë kthimin në atdhe, ne nuk kemi më vend, për të varrosur njerëz jo si një Bergamo, as në Iran, por shumë më keq se kaq. Nuk mendoj se cilido që e ka këtë stres, e vini në dyshim se ky është i vetmi qëllim. Duke ardhur, vini në rrezik edhe veten, edhe të tjerët. Jetën e keni të sigurt, vuajtjen të garantuar si gjithë të tjerë. Lufta vjen që të na sjellë vuajtje, jo gëzim”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura