“Nuk do të jem kurrë pjesë e festivaleve”, Anila Mimani habit me arsyen

Nov 21, 2019 | 11:52
SHPËRNDAJE

Ajo është një nga këngëtaret e dashura për publikun shqiptar që ndër vite ka sjellë këngë që kanë mbetur gjatë në memorien e të gjithëve. Por Anila Mimani nuk ka qenë asnjëherë konkurente në një festival.

E ftuar në ‘Soiree’, këngëtarja ka folur ndër të tjera për karrierën muzikore dhe projektet që do të vijnë por edhe arsyen se pse asnjëherë nuk ka marrë pjesë në një festival si konkurente.

“Për mua është humbje kohe sepse do bësh prova. Të merr shumë kohë festivali dhe nuk vlerësohesh, për mua është humbje kohe”, u shpreh Anila.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura