“Nuk do ta mbajmë peng”, Rama i përgjigjet ambasadores Kim dhe Komisionerit për Zgjerim: Marrëveshja e 5 qershorit nuk preket!

Jul 10, 2020 | 13:57
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratave të ndërkombëtarëve përfshirë këtu ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim dhe Komisionerit për Zgjerim, Oliver Varheley se marrëveshja e 5 qershorit duhet të votohet sa më shpejt dhe pa asnjë ndryshim.

Rama shprehet se marrëveshja e 5 qershorit do të kalojë për votim pa asnjë ndryshim dhe PS nuk do ta mbajë peng atë.

Referuar deklaratës së Komisionerit për Zgjerim, i cili tha se “Reforma të tjera që lidhen me sistemin zgjedhor, jashtë rekomandimeve të OSBE/ODIHR duhet të miratohen jo më pak se një vit para zgjedhjeve”, Rama tha se “kemi dhe një sezon tjetër politik nëse flasim për vit kalendarik me këtë logjikë nuk duhet të votojmë as marrëveshjen, nëse flasim për vit kalendarik”.

Yuri Kim tha dje se marrëveshja duhet të kalojë e patjetërsuar dhe çdo gjë tjetër extra nuk mund të mbajë peng atë që duhet të miratohet. Kurse Varhelyi: Të miratohet marrëveshja e 5 qershorit, nismat e tjhera duhet të diskutohen 1 vit para zgjedhjeve, Po dilni kundër ndërkomëbtareve?

Rama: Unë kam absolutisht admirim për angazhimin dhe për këmbënguljen e ambasadores së SHBA dhe miqve të tjerë, kudo qofshin, për të realizuar atë marrëveshje, dhe është hera e fundit që një marrëveshje mes forcave politike ku përfshihet PS bëhet në ambasadë dhe me të huaj. Por ka qenë e dosmosdoshme dhe jam falënderues të gjithëve, dhe e kuptoj shumë mirë atë që thotë ambasadorja dhe atë do të bëjmë, nuk do të mbajmë peng marrëveshjen, për të bërë gjëra të tjera, i kuptoj miqtë që nuk e dinë aspektin procedural, por nuk mirëkuptoj zëdhënësit e ultimatumeve të PD që thonë kalojeni sot. Ka procedurë, ne e kemi fituar në proces, ashtu sikundër nisma tjetër është në procedurë. Përsa i përket asaj një vit, e para jemi një vit, kemi dhe një sezon tjetër politik nëse flasim për vit kalendarik me këtë logjikë nuk duhet të votojmë as marrëveshjen, nëse flasim për vit kalendarik.

Nëse viti përdoret si reference do të përdoret për të gjitha se flitet për procese zgjedhore. Marrëveshja e 5 qershorit nuk preket, nëse ne do të kalojmë në Kuvend, Kodin dhe do të dalë një pikë, një kërkesë që mungon apo është tjetërsuar atëherë të na e thonë, cila pikë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura