“Nuk do lidhem më kurrë”- Pas tradhtive të ish të dashurit, Khloe Kardashian merr vendimin e rëndësishëm. Zbulon nëse i ka ngrirë vezët

Apr 8, 2020 | 17:01
SHPËRNDAJE

Khloe Kardashian nuk ka asnjë person të jetën e saj dhe kjo situatë mund të vazhdojë për shumë kohë.

Në episodin e ri të “Keeping Up With The Kardashians”, ylli i televizoneve i thotë nënës së saj Kris Jenner se pas ndarjes nga ish i dashuri tradhëtar Tristan Thompson nuk ka pasur asnjë të dashur.

Khloe dhe basketbollisti u ndanë në shkurt 2019 pas publikimit të videove të tradhtisë së Tristan gjatë kohës që ajo ishte shtatzënë me fëmijën e tyre të parë.

Gjithashtu Thompson e tradhtoi edhe me shoqen e ngushtë të motrës së saj Kylie Jenner, Jordyn Woods.

Gjatë bisedës me nënën e saj, Khloe u shpreh se aq që po e mendon të lidhet.

“Thjesht nuk më intereson. Jam e përqëndruar tek vetja dhe tek vajza ime True. Vetëm kjo është ajo që po bëj,”- u shpreh ajo.

Ndërsa shtoi: “Kush e di, ndoshta nuk do lidhem më kurrë.”

Kris më pas e pyeti nëse dëshiron të ketë më shumë fëmijë dhe nëse ka ngrirë vezët.

“Nuk jam e shqetësuar për këtë,”– u shpreh Khloe. “Thjesht më duket e çuditshme kur njerëzit e shohin me negativitet kur dikush dëshiron të qëndrojë beqar. Më besoni nëse do të doja të lidhesha, do e kisha bërë. Tani dua të investoj gjithë energjinë time tek vajza ime, tek vetja dhe mendoj se kjo duhet të jetë me të vërtetë fuqizuese.”

 

Pregnant Khloe Kardashian Shares Sweet Photo of Tristan Thompson Cradling Her Baby Bump
https://www.instagram.com/p/BfRnM46h4dH/?taken-by=khloekardashian
Credit: Khloe Kardashian/Instagram

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura