‘Nuk do lëmë njerëz të traumatizuar’, Rama mbledh qeverinë: 2472 persona të akomoduar në hotele

Nov 30, 2019 | 7:42
SHPËRNDAJE

Kryeministri rama ka dekalruar sot ne mbedhen e jashtezakonshme te qeverise se nuk do te lihet asnje person i traumatziuar pa marre ndihme.edi-rama-1-1-733x450

Sa i përket banesave të dëmtuara, kreu i qeverisë deklaroi se së shpejti do të ketë dhe raportin pas inspektimit të godinave nga grupet greke, franceze, italiane dhe grupeve që do të dalin sot në terren.

“Tërësia e personave të akomoduara në strukturat hoteliere është 2472. Harku i kësaj mikpritje shtrihet nga Durrësi deri në Gjirokastër. Një nr i këtyre personave nuk janë persona që kanë humbur tërësisht shtëpinë por janë persona në një situatë traumatike dhe me shtëpinë në kushte frike që jo domosdoshmërisht janë kushte objektive që lidhen me qëndrueshmërinë e godinës. Ne nuk do të lëmë njerëz të traumatizuar pa u shërbyer në këtë fazë të parë. Ministri i Turizmit në bashkëpunim me të gjitha strukturat që janë ofruar për të bërë këtë shërbim po punon ngushtë edhe me shtabet e emergjencave për të vlerësuar çdo familje si familje që do të trajtohet në një afat të gjatë’- tha ai.

Sipas Rames, shpejt do të kemi dhe raportin e qëndrueshmërisë së banesave. Falë angazhimit të grupeve që kanë filluar të vijnë, grupi greke, francez, italian janë në terren, grupe të tjera vijnë sot e nesër inspektimi i godinave do të bëhet shumë shpejt dhe rezultati i qëndrueshmërisë do të merret shumë shpejt”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura