“Nuk do i lutemi BE-së! S’jemi në depresion! Ju…”, Rama: Ne dukemi si një beqar që i thotë nuses nëse s’martohesh me mua, ka disa bushtra që duan të më marrin

Jul 2, 2021 | 13:20
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria nuk do t’i lutet Bashkimit Europian për hapjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Por gjithashtu kreu i qeverisë, duke folur nga forumi i Prespës deklaroi se ne nuk duhet t’u themi Europës që nëse nuk na pranoni, do të na marrin palë të tjera.

Duke e “veshur” me një batutë, Rama thotë se ne do dukemi si një beqar i ri që i thotë nuses, nëse nuk martohemi, ka disa bushtra që do duan të më marrin.

“Kisha një takim me Zoran Zaev dhe Vuçiç disa ditë më parë dhe përpiluam një deklaratë dhe nuk duhet t’u themi njerëzve që vijnë nga Europa në sensin se nëse nuk na pranoni do të na marrin palë të tjera, do të vijnë të na marrin. Ne dukemi si një beqar i ri që i thotë nuses të ardhshme nëse nuk martohesh me mua, ka disa bushtra që do të më marrin, harrojeni këtë. Nu dua të flasim më shumë në sensin asaj që jemi të frustruar dhe as në depression, nuk jemi të frustruar dhe në depresion, jemi super. Sinqerisht jua them se nëse mund të matet depresioni, ata janë më shumë se ne në BE, më nervoz se ne. S’kemi nevojë të ankohemi, nuk do lutemi dhe nuk do themi ne jemi djem të mirë dhe çuna të mirë, sillemi mirë, pse nuk na doni.

Ne thjeshtë jemi fëmijë që rriten. Meqë u vonuam në këtë drejtim, kemi histori dhe kufizime të tmerrshme dhe nënkuptohet, e dini që nuk jemi të gatshme të bëhemi anëtare. Por ju lutem, konferenca e parë ndërqeveritare si në ditët e pagëzimit të fëmijëve. Kjo është konferenca e parë ndërqeveritare. Nuk doni të keni Konferencë të Parë Ndërqeveritare, s’ka problem, një konferencë më pak për ne. Mund të mbajmë më shumë konferenca të tilla në Prespë. Pyetem, kur ballafaqohem ata më shohin si gjynah, por statistikat janë të shkëlqyeshme. Austriakët janë të shkëlqyeshëm. Çfarë tu themi këtyre djemve. Ata mund të bëjnë ashtu siç mendojnë të bëjnë, të bllokojnë mekanizmin, më vjen keq për ata, na thonë që na vjen keq për ju, do ju mbështesim edhe pse jeni të mërzitur por keni një vend për tu zbavitur siç është Ballkani Perëndimor” – tha Rama.

Krahas çështjes së integrimit europian, Rama tha se ka probleme dhe në Ballkanin Perëndimor. Sipas tij, ka ende shtete si Greqia të cilat mendojnë se janë të parët që erdhën në rajon, dhe shtetet e tjera janë pasardhëse.

“Jam i mendimit se kjo është një sfidë por dhe një rrugë sfiduese, Maqedonia do bëjë angazhime maksimale për të lehtësuar qytetarëve të Shqipërisë që të udhëtojnë pa kufizime dhe të hapin vendin tonë për të gjithë ata që duan të vijnë nga rajoni. Kemi probleme në këtë rajon, nënkuptohet se kemi konflikte të cilat duhet të zgjidhen megjithatë, ajo që i mban konfliktet dhe Kosovës dhe Serbisë të pazgjidhura, nuk duhet t’i mbajë dhe vendet e tjera të pazhvilluara. Duhet ta bëjmë bashkarisht ta zgjidhim si çështje. Kemi dhe konflikte, madje vëllezërit tanë grek aktrojnë se kanë ardhur këtu përpara të gjithëve dhe mendojnë se ne jemi pasardhës së tyre. Maqedonasit aktrojnë dhe Bullgarët aktrojnë për prezencën e parë në rajon.

Albini dhe Ana patën boks me fjalë përpara disa ditësh. U futëm në procesin e Berlinit të gjithë bashkë meqë u thirrëm nga papa e BE-së, Angela Merkel. Të gjithë deshëm të shkonim në audiencë tek papa. U gjendëm në një tryezë të përbashkët. Ishte një kthesë dhe kjo rezultoi në çështje dhe zhvillime të reja, po ashtu vendosi pengesë përpara burokracisë së Brukselit. Ne vendosëm të vazhdojmë më tutje. Bëhet fjalë për një rajon që 4 liritë e BE-së aplikohen.

Kjo është një tentativë tu japin më shumë njerëzve tanë duke përdorur potencialet e të gjithëve në rajon. Të na ndihmojë zoti që ta bëjmë europianët. Bullgaria nuk do dhe Europa nuk shkon përpara, nuk bëhet kështu. Duhet konsensus. Kush do të bëjë biznes është në rregull, Shqipëria mund të dojë të ketë bashkëpunim me të gjithë sa më shumë dhe sa më shpejt dhe asnjë vend tjetër nuk mund të aktrojë. Me këtë mendoj se nuk ka çfarë të humbim por çka të fitojmë” – tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura