“Nuk do bëj më kallëzime”, Balla flet për çështjen ‘Babale’: Basha të kërkojë ndjesë publike, ose…

Oct 11, 2018 | 12:49
SHPËRNDAJE

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, nga foltorja e Kuvendit në lidhje me akuzat që janë bërë në drejtim të tij për çështjen Babale.

Balla u shpreh se në videon “Babale 1”, janë tre aktorë të përfshirë duke përfshirë Fredi Alizotin,  Albert Veliu dhe Ervin Salianji.

Më tej deputeti i PS, tha se  ai nuk do të bëj më kallëzime në Prokurori, pasi tashmë çështja është në dorë të drejtësisë.

balla

Pjesë nga deklarata

Unë i bëra kërkesë gjykatës, thirreni Bashën pasdite se paradite nuk e kap dot orarin.

Transmetimi që Ervin Salianji, që është bërë në oborr të SHQUP-it, nga ish drejtori i policisë bashkiake të Lulit, është që PD nuk thotë ende nuk është gazetari i radhës te video e radhës, se unë nuk di që ish drejtori i lulit të ketë punuar ndonjë ditë gazetar.

Fredi Alizoti, Albert Veliu dhe Ervin Salianji, në “Babale 1”. Të njëjtët person në hall bashkëpunuan dhe hodhën në opinion një video të re, nuk bëj më kallëzim, se çështjen e ka prokurori por duket qartë se atyre u janë ofruar nga 100 mijë euro për kokë për rolet.

Basha duhet të kërkonte ndjesë publike për përfshirjen e turpshme, Salianji ka vënë në shërbim edhe gazetarin Olldashi, që ky ka qenë edhe pjesë infiltrimi edhe nga SHISH që e bën edhe më të  rëndë këtë histori puçi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura