“Nuk di më çfarë të besoj, mendoj që nuk do të gjej drejtësi për babain”

Apr 30, 2016 | 19:16
SHPËRNDAJE

E premtja e 21 Janarit 2011, për Ana Veizin ishte dita tragjike kur asaj i morën fëmijërinë. Ishte ende 11 vjeçe dhe kishte vetëm një ëndërr, të rikthente bashkë prindërit, Almën me Ziver Veizin, që prej kohësh jetonin të ndarë. Me këtë shpresë e priste kthimin e të atit nga Greqia…ana veizi“E prita shumë, por nuk mora gjë tjetër veçse një lajm që më ndryshoi jetën”, rrëfen Ana.

Ky ishte çasti  që ndryshoi përgjithmonë jetën e saj. Ëndrra e pasjes së një familjeje të bashkuar iu zëvendësua me një tjetër; të bëhet gjyqtare.

“Pas 21 Janarit ka ndryshuar çdo gjë tek unë. Nuk arrija të gjeja qetësinë si fëmi, nuk arrita të kaloj një fëmijëri që kalon çdo fëmijë”, thotë Ana.

Gjatë këtyre pesë viteve, urrejtja e Anës është kthyer në një pyetje ndaj Agim Llupos, njeriut që vrau Ziver Veizin.

“Nëse unë atë person do ta kisha përpara do t’i bëja vetëm një pyetje; nëse ti ke fëmijë, si do të ndiheshin fëmijët e tu? Nëse ti ke familje, si do të ndihej familja jote?”, pyet vajza e Ziver Veizit.

Pas vendimit në Gjykatën e Lartë, që vendosi një vit burgim për vrasësin e të atit, pritja për drejtësi i la vendin zhgënjimit

“Nuk di më çfarë të besoj, sepse dalëngadalë po më shuhet çdo shpresë dhe mendoj që nuk do të gjej drejtësi, jo vetëm tek shteti, jo vetëm tek gjykatat, por askund”, thotë ajo.

Top Channel

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura