Nuk bën publike lidhjet sepse s’pëlqen femrat? Capital T u përgjigjet ndjekësve dhe flet për zhgënjimet: Të qenurit i famshëm …

Apr 6, 2020 | 16:52
SHPËRNDAJE

Capital T ka vendosur të bëjë një pyetsor me ndjekësit e tij ndërsa qëndron i mbyllur në shtëpi.

Dhe të shumta kanë qenë pyetjet në lidhje me jetën e tij sentimentale, që këngëtari e mban kaq shumë private.

Ai u shpreh se nuk dëshiron të cënojë jetën private të vajzave që krijon lidhje pasi të qenurit i famshëm nuk është e lehtë.

Ndërsa foli edhe për zhgënjimet duke thënë se janë pjesë e jetës. Capital gjithashtu u pyet nëse ka pasur lidhje me ndonjë vajzë të famshme.

Dhe këngëtari u përgjigj që ‘po’ por nuk pranoi të zbulojë identitetin e saj.

Pjesë nga pyetsori:

A ke pasur zhgënjime në jetë?

Capital T: “Normal që po. Edhe ato janë pjesë e jetës, por besoj se të gjithë kemi më shumë kemi në jetë dhe kurdo që zhgënjehesh fillo numëro të mirat që ke dhe vazhdo puno dyfish më shumë drejt qëllimeve të tua.”

Pse asnjëherë nuk ke postuar për lidhjet, a nuk i do femrat?

Capital T: “Si nuk i dua femrat? I dua më shumë sesa duhet. Por shumicën e kohës kam pasur punë me femrat që nuk e duan famën dhe se kanë merituar presionin e vëmendjes vetëm pse folin me mua kështu që nuk kam dashur t’ua cënoj jetën private dhe as nuk do të dua në të ardhmen. Të qenurit i famshëm shpeshherë nuk është qejf. Dhe jo të gjithë e duan.”

   

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura