Nuk bën pjesë në planet e Sarrit, Muriqi zëvendësohet nga një 18-vjeçar

Jan 5, 2022 | 13:59
SHPËRNDAJE

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, nuk bën pjesë në planet e Sarrit dhe po kërkohet të largohet nga Lacio. Klubi nga kryeqytit ka arritur të gjejë zëvendësuesin e tij, edhe pse sulmuesi nuk është larguar ende nga ekipi.

MURIQI

Benxhamin Sesko është alternative që kërkon Sarri për sulmin si zëvendësues së Imobiles. Por që të arrijë shërbimet e 18-vjeçarit, Lacio duhet të shesë Vedat Muriqin. Kosovari nuk bënte pjesë prej kohësh në planet e teknikut Italian dhe këtë merkato po mendon të largohet.

Largimi i Muriqit do të ishte si bonus për të dyja palët. Sulmuesi 27-vjeçar kërkon minuta më shumë për të luajtur dhe ëndrra e tij është një rikthim te Fenerbahçe, por klubi turk duket se nuk ka ende asnjë plan për të afruar lojtarin. Nga ana tjetër, Lacio do ta kishte më të lehtë të afronte Sesko nga Salzburg, i cili shikohet si një talent që do ta ndihmojë ekipin e Sarrit në të ardhmen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura