NOTAT, PARTIZANI/ Belica lider në mbrojtje, Romero si Vidali. Broja një kolos, Solomon monstruoz

Sep 30, 2019 | 20:45
SHPËRNDAJE

Partizani doli triumfues ditën e djeshme në derbin përballë Tiranës, teksa fitoi me shifrat 1-2, ndërkohë “Panorama Sport” ju sjell notat për lojtarët e kuq, si dhe trajnerin Franko Lerda.

partizani derbi

HOXHA 7 – Vuajti vetëm në 20 minutat e para. Në të 14-ën grushtoi një goditje të rrezikshme të Kalesë brenda zonës. Më pas nis të bëjë repart i vetëm. Pas një pasigurie që shfaqi në minutat e para, nuk pret më asnjë top dhe grushton, deri sa Partizani merr frenat e lojës dhe ai lexon çdo aksion si duhet.   alban hoxha

MALA 6,5 – Sakrilegj ta shohësh atë mbrojtës krahu. Shikoni çfarë asisti i dha Solomonit për golin e dytë. Lufton si mundet dhe sa mundet, ndonëse në fund të ndeshjes vuajti më shumë se sa duhet.

esat mala

BITRI 6 – Një ndeshje prej gjiganti deri në minutën e 69-të, por del një herë huq me Kalenë dhe një herë me Hasanin duke kompromentuar gjithçka. E ndihmoi fati atë dhe skuadrën, sepse mund të kishte përfunduar keq.

BELICA 6,5 – Lideri i mbrojtjes. Presing deri në mesfushë dhe mjeshtër në leximin e aksioneve. Ia del mirë në çdo dyluftim, por hera-herës nuk merret vesh mirë me shokët. Ndoshta edhe sepse sistemi i lojës ka ndryshuar shumë dhe shpesh.

TRASHI 6,5 – Sakrificë, forcë dhe përqendrim. Çahet në kokë, dëmtohet në këmbë, por nuk e braktis fushën. Saktësi, personalitet dhe shumë, por shumë dëshirë për ta fituar derbin. (Nga min 81’ Hakaj – Kobina e bëri të fliste me vete dhe u ndëshkua edhe me të verdhë. Nuk fitohet kështu vendi i titullarit djalosh…).

lorenc trashi

ROMERO 7.5 – Forcë, teknikë, zgjuarsi dhe shumë vetëbesim. Më i dalluari në mesfushë. Nuk e kemi tepruar kur e “pagëzuam” Vidalin e Partizanit…

aristoteles romero

BROJA 7.5 – Shkatërron dhe ndërton në mënyrë perfekte. Bën presing lart dhe fiton duele me shumicë. Thjesht një kolos në mesfushë.

ron broja

MELO 8 – Një gjuajtje në portë, një gol. Dhe çfarë goli… Më në fund i bëri krenarë tifozët e Partizanit, që prej kohësh kishin parë fantazmën e lojtarit që ishte vjet te Kukësi. (Nga min 73’ Boldor 5,5 – Mirë me kokë, por kujdes me duart. Te Hasani rrezikoi penalltinë që mund të barazonte derbin. Shumë i nxituar).

uilliam kordeiro melo

ASANI 6 – I kërkohet të bëjë atë që bënte Mala dikur. Mbrojtje në thellësi dhe sprinte në kundërsulm. Por ai ka fanellën me numrin 10 dhe disa herë nuk ia del. Por është i zoti në dyluftimet një për një dhe në krijimin e hapësirave. (Nga min 62’ Telushi 6 – Hyn dhe bën atë që i kërkojnë të bëjë: shkelma dhe bërryla për të tërë. Ia del).

jasir asani

ÇINARI 6 – Shërbehet pak, por vrapon tërë kohën si i çmendur. Mund të kishte vepruar më me qetësi në dy raste brenda zonës, por luajti më shumë si mesfushor se si sulmues.

SOLOMON 8 – Dy gjuajtje në portë dhe një gol. Sponda për shokët dhe sa shumë presing te mbrojtja bardheblu. Monstruoz.

solomon

TRAJNERI LERDA 7,5 – Ndeshje e fituar me meritë. Skuadra është e qartë në fushë, taktikisht e disiplinuar, me vetëbesimin e duhur dhe shumë e përgatitur fizikisht. Një bravo e madhe pa dyshim edhe për trajnerin.

franko lerda

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura