NOTAT, MILANI/ Zhgënjejnë Bilia e Rodrigez, Donaruma “arnon” kuqezinjtë. Leao surpriza e Xhampaolos

Sep 22, 2019 | 14:19
SHPËRNDAJE

Milani u mund ditën e djeshme me shifrat 0-2 në derbi përballë Interit, ku performanca e kuqezinjve la shumë për të dëshiruar. Më poshtë, notat për trajnerin Xhampaolo dhe lojtarët që hodhi në fushën e lojës.

milan inter

DONARUMA 6,5 – “Arnon” si të mundë çdo të çarë të Milanit. Në devijimin e Leos pas goditjes së Brozoviçit e ndaj Lukakut fajet s’i ka Xhixho.

donaruma

KONTI 5,5 – Titullar pas 5 muajsh, e sidomos në derbi nuk mund ta kishte të lehtë. Bën detyrën në të dyja fazat, por edhe gjeneron faullin nga ku Interi gjen avantazhin.

MUZAKIO 6 – Te golat nuk ka përgjegjësi. Lautaro, misioni i tij, nuk gjen kurrë momentin për ta dribluar.

ROMANJOLI 5,5 – Ndeshja perfekte, në aspektin e rolit, deri kur Lukaku i fluturon mbi kokë dhe mposht Donarumën.

RODRIGEZ 5 – Katrahura e tij nis në minutën e 10-të, kur kthen një top pa sens drejt Donarumës. Më pas çdo sekondë përkeqësohet derisa del nën vërshëllimat e “San Siros” kuqezi (Nga 72’ T. Hernandez 6,5 – Prania e tij ndihet sapo hyn në fushë dhe sepse bën shumë më tepër se kolegu të cilin sapo e zëvendësoi. Duhet titullar që në ndeshjen e radhës.).

suso barela

KESI 6 – I fortë fizikisht, lufton, rikuperon topa, por gabon edhe disa nisje. Sensi e vendos në vështirësi, por afrikani nuk bën figurë të keqe në tërësi.

BILIA 5 – Duele e topa të humbur, mes të cilëve edhe ai që e detyron Kontin të ndërhyjë gabim në faullin që sjell golin e parë. Goditja e dënimit që e dërgon jashtë stadiumi është pasqyra e provës së tij.

ÇALHANOGLU 5,5 – Shumë prekje, shumë ide, por edhe pak substancë. Goli i parregullt është vetëm njëra anë e medaljes së turkut, i cili rrëzohet së bashku me shokët e repartit (Nga 64’ PAKETA 5,5 – E nis mirë me një top të vjedhur dhe një pasim për Piontekun, por pas golit të dytë zikaltër “zhduket” pak nga pak nga fusha.).

SUSO 5 – Vjedh një top dhe shkon në zonën e Interit, por Azamoah i mohon golin. Mund të pasonte, e jo më kot Leao e Kesi çfarë nuk i thonë kur e shohin të gabojë, por ja që është truri ofensiv i Milanit, që pa të është edhe më i varfër.

PIONTEK 5,5 – Nuk vendoset kurrë në kushte për të testuar Handanoviç. Pak i bindur në një vertikalizim të Paketas që meritonte shfrytëzim më të mirë.

LEAO 6 – “Surpriza” e Xhampaolos bën me dhimbje koke Interin sa herë (shumë rrallë) i kalojnë sferën. Krosimi për Piontekun duhej shfrytëzuar më mirë, por portugezi, pa faje për humbjen, del mes duartrokitjesh me meritë, pavarësisht devijimit që i dha avantazhin e parë Interit (Nga 83’ Rebiç – pa notë.).

TRAJNER XHAMPAOLO 4.5 – Milani shkrihet si bora në diell në pjesën e dytë. Rënia vertikale imponon ndryshime me fytyrat e reja që duhet të zëvendësojnë Bilian dhe ndonjë tjetër. Nuk ka sens të këmbëngulë përjetësisht.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura