Nota/ Italianët i përulen Gjimshitit: Paraqitje prej gjiganti!

Apr 22, 2018 | 10:14
SHPËRNDAJE

Nëse Benevento arriti që të përjetojë një mbrëmje lavdie në stadiumin “San Siro”, skuadra dhe tifozët duhet të falënderojnë edhe mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, i cili në sytë e analistëve italianë ka qenë gati perfekt dhe i vlerësuar me notën 7, lojtari më i mirë në fushë, së bashku me mesfushorin Sandro:

xhimshiti

“Bëri vetëm një gabim në dalje, në pjesën e parë, por fatmirësisht pa dëme. Pa dyshim ndeshja e tij më e mirë sezonale: shumë rikuperime, i fortë, një stopim i kundërsulmit të Milanit në superioritet numerik që ka vlerën e një goli! Shkurt, një paraqitje prej gjiganti”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura