Norma bazë e interesit mbetet në 2%. Sejko: Masat e sigurisë në BSH, më të larta

Mar 4, 2015 | 16:31
SHPËRNDAJE

Ekonomia shqiptare pritet të shënojë rritje gjatë vitit 2015 dhe 2016, po ashtu edhe kredia. Kështu deklaroi guvernatori Genti Sejko, në një deklaratë për mediat nga ku bëri me dije se Këshillimi Mbikqyrës i BSH-së ka mbajtur të pandryshuar normën bazë të interesit për lekun, në nivelin 2%.

Genti Sejko

Sipas guverantorit ekonomia ka shënuar përmirësim gjatë 2014-ës.

Ai tha se pasojat nga përmbytjet do të kenë ndikim të përkohshëm në ekonomi.

Sejko bëri me dije se inflacioni mbetet ende poshtë objektivit të BSH, teksa tha se BSH do të ruajë politikën stimuluese të ekonomisë.

I pyetur nga gazetarët, guvernatori Sejko tha se në Bankën e Shqipërisë, “nivelet e sigurisë, më të larta, në mbrojtjen e vlerave tona, jo vetëm monetare, por edhe në integritetin e punonjësve. Masat janë marrë e janë në përposje më siper”, tha ai, “në mënyrë që të mos ndodhin më ngjarje të atilla të shëmtuara”, referuar supergrabitjes në BSH.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura