Nora Istrefi me vajzën e saj imazh i pelenave për fëmijë, në këmbim të një pagese të mirë

Jan 24, 2016 | 12:09
SHPËRNDAJE

Pas artistit Meda, i cili shfaqet edhe duke kënduar, por edhe duke aktruar në rolin e vërtetë me vajzën e tij në një reklamë që ka dy vite që është në mediat kosovare, një tjetër këngëtare bëhet imazh i një produkti të njëjtë.

nora me vajzen foto 2

E kemi fjalën për këngëtaren Nora Istrefi, e cila së bashku me vajzën e saj të vogël janë bërë pjesë e një spoti, ku reklamohen pelenat për fëmijë, një gjetje e mirë e këtij biznesi, vetëm se emri i këtyre produkteve është “Diana” dhe jo Renee.

nora istrefi-foto me vajzen

Por flitet se për këtë reklamë, artistja e njohur aktraktive, duke nxjerrë edhe vajzën e saj për herë të parë në një video, ka futur në llogarinë e saj një shumë të madhe parash. Kontrata thuhet se është bërë për një vit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura