Nora Istrefi heq unazën e martesës, çfarë po ndodh me martesën e çiftit?!

Jul 23, 2016 | 15:00
SHPËRNDAJE

Nora Istrefi dhe Robert Berisha janë kthyer tashmë në çiftin më të përfolur të showbizi-t, pasi jeta private e tyre po komentohet si një telenovelë e vërtetë në rrjetet sociale. Pas shumë muajsh aludime dhe komente për një krizë në jetën e tyre bashkëshortore, sërish rikthehet vëmendja te çifti dhe se çfarë po ndodh me martesën e tyre.

efvwsrdwesa

Dyshimeve nëse janë apo jo bashkë, u janë shtuar disa shenja që po vihen re dhe që tregojnë të kundërtën, pavarësisht mohimeve nga Roberti se ata janë në krizë. Deri tani Nora ka vendosur të heshtë me deklarime në media, duke e dhënë qëndrimin e saj fillimisht me zhdukjen e fotove me Robertin nga rrjetet sociale dhe së fundi me heqjen e unazës së martesës pak ditë më parë.

gsdisyagfd

Pasi u bënë prindër të vajzës Renee, këngëtarja Nora Istrefi dhe muzikanti Robert Berisha janë përfolur në mënyrë të vazhdueshme për ndarjen. Nora e nisi në plazhin e Dhërmiut këtë verë, ku u fotografua topless pa praninë e bashkëshortit të saj, Robert Berisha. Ashtu si çdo vit, ajo shfrytëzon ditën për plazh dhe natën për koncertet në Jug, duke e shijuar kështu në maksimum verën.

Nga ana tjetër, edhe Roberti ka nisur një tjetër karrierë tashmë si këngëtar, që pas publikimit të klipit të parë me titullin “Made in Albania”. /Panorama Plus/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura