Nora fillon pushimet, por ka akoma probleme me barkun pas lindjes

Jul 2, 2015 | 14:02
SHPËRNDAJE


Këngëtarja e njohur kosovare, Nora Istrefi, e cila gjatë gjithë karrierës ka spikatur për sensualitetin e saj, duket se pas lindjes e ka shumë problem që të humbasë peshën e, më saktësisht, barkun që i ka ngelur pas lindjes së vajzës. Këtë gjë e vërtetojnë fotot, të cilat i ka siguruar suplementi ynë gjatë pushimit të parë familjar që ajo me Robertin dhe vajzën Renee është duke bërë në Ulqin të Malit të Zi. Këngëtarja është parë kur ka qenë duke shëtitur në disa lokale me vajzën dhe duke bërë plazh me Robertin. Ajo që ka rënë në sy te Nora, ka qenë barku që i ka ngelur si pasojë e lindjes. Por duke mos pasur kohë që të vizitojë palestrën, pasi sezoni i verës ka filluar dhe këngëtarja ka prenotuar mbrëmje të ndryshme që do të këndojë në vendet bregdetare, e kanë detyruar atë që të vazhdojë me ata kilogramë të tepërt. Ndonëse nëpër mbrëmje ajo do të vishet dhe maskohet, këtë në plazh nuk e bën dot.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura