Nora dhe Roberti shfaqen të lumtur pranë njëri-tjetrit, kanë një arsye mjaft të veçantë për të festuar (VIDEO)

Oct 11, 2018 | 11:56
SHPËRNDAJE

Këngëtari Robert Berisha ka patur një periudhë mjaft të ngjeshur, duke qenë se është pjesë e “Dance with me” dhe njëkohësisht po merret me produksionet e reja muzikore.

robert nora

Së fundmi ai publikoi bashkëpunimin më dy kolegët e tij, Eneda Tarifa dhe Kastro Zizo. Kështu Robertit i është dashur që të qëndrojë shumicën e kohës në Tiranë, larg familjes.

Nga skena e spektaklit, këngëtari tregoi se e kishte marrë shumë malli për të shoqen Nora Istrefi dhe vajzën, Reene.

“Zëmër, më mungon shumë! Të dua” – tha Roberti duke iu drejtuar Norës, e cila e ndiqte nga shtëpia. Por mesa duket largësisë i erdhi fundi, pasi mbrëmjen e djeshme Nora dhe Roberti kanë shijuar një mbrëmje në shoqërinë  e njëri-tjetrit.

 

Lajmin e plotë e lexoni në linkun: http://www.panorama.com.al/panoramaplus/nora-dhe-roberti-shfaqen-te-lumtur-prane-njeri-tjetrit-kane-nje-arsye-mjaft-te-vecante-per-te-festuar-video/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura