“Non paper”-i për ndryshim kufijsh/ Varhelyi: E dimë të gjithë ku na çon! Asnjë person serioz nuk do ta… Rama: Shengeni rajonal është rruga

May 5, 2021 | 10:43
SHPËRNDAJE

Komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi dhe kryeministri Edi Rama folën gjatë konferencës së sotme për mediat për dokumentet “non-paper” që kanë dalë në media, dhe idetë për ndryshimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor.

Është si një stinë ku kanë lulëzuar dokumente të tilla non paper. Jemi të bindur që asnjë nuk janë të vërteta. Po të ishim të vërteta do ishim të shqetësuar. Ripërcaktimi i kufijve në Ballkanin Perëndimor e dimë të gjithë ku na çon. Asnjë person serioz nuk do ta vinte një gjë të tillë mbi tryezë, e veçanërisht në këtë rajon ku jemi. Nuk mendoj se janë ide reale, ndoshta u shërben disa synime të tjera, ato janë njoftuar nga ata persona që u është atribuuar ky non paper. I kam zili të gjithë ata që kanë kohë të hartojnë letra të tilla”, tha Varhelyi.

Ndërsa kryeministri Edi Rama e vuri theksin te ideja e Shengenit rajonal, ndërsa u shpreh se duhet të ulet prodhimi i historisë dhe të rritet prodhimi i ekonomisë.

Ne duhet të ulim prodhimin e historisë dhe të rrisim prodhimin e ekonomisë. Mandati ynë i tretë do jetë i fokusuar në drejtim të uljes së historisë dhe historive që këtu në Shqipëri prej 30 vjetësh i prodhojmë me kapacitet të plotë, duke u marrë shumë energji njerëzve. Sa i përket Ballkanit, vizioni im dhe bindja ime është e shpallur Shengeni rajonal është rruga ku duhet të ecim përditë. Ndërkohë që diskutojmë në mënyrë civile mosdakordësitë tona. Mosdakordësitë nuk duhet të na pengojnë që të mbështesim rritjen e ekonomisë, mbështetjes sociale, dhe një baze për të ardhmen që do tu shërbejë fëmijëve të rajonit. Shengeni rajonal është një projekt i mbështetur nga BE. Ka kaq shumë mundësi që na takon ne ti shfrytëzojmë maksimalisht, është gjynah të humbasim kohë duke prodhuar historira që na çojnë asgjëkundi. Konfliktet jo produktive na kanë lënë mbrapa. Nuk duhet të ri-Ballkanizohemi ndërkohë që jemi në mes të rrugës me Ballkanizimit dhe Europianizimit. Ndërkohë që konfliktet duan kohën e tyre për tu zgjidhur. Jam dakord me Komisionerit që çdo përpjekje për të dhënë çelësa magjik që hapin dyert e të ardhmes me një të rënë të lapsit çon vetëm në atë që kemi parë në të shkuarën e Ballkanit dhe që nuk duhet të përsëritet kurrë”, tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura