Noka nuk u largua nga salla, ja vendimi që mori Kuvendi

Oct 12, 2017 | 17:20
SHPËRNDAJE

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi pasi shtyu disa herë seancën, mblylli për sot Kuvendin, për ta zhvendosur ditën e nesërme, pasi deputeti Flamur Noka i përjashtuar, nuk kishte dalë ende nga salla.

noka bllokon kuvendin

Gjatë kësaj seance, krye parlamentari lexoi edhe një kërkesë të deputetëve të opozitës që kërkonin përjashtimin e kryeministrit Rama por ai nuk e mori parasysh.

“Njoftoj që byroja e Kuvendit do të thirret sot në orën 19. Të vihen në dispozicion kërkesa e  bërë nga deputetët, të vihen në dispozicion procesverbalet e paradites, të njoftohet deputeti përkatës nëse dëshiron të marrë pjesë.

Deputeti të lirojë sallën.

Noka: tregoji edhe atij deputetit atje të lërë parlamentin

Ruçi: Zoti Noka do ta lironi sallën.

Noka: Ta lirojë zoti Rama.

“Në këto kushte lidhur me nenin 66 të rregullores për bllokim të foltores citoj se në sallë bëjhet rrëmujë dhe nuk merren parasysh kërkesat e drejtuesit të seancës, drejtuesio i seancëns pezullon për një farë kohe seancën ose e mbyll atë. Në rast të mbylljes së seancës kuvendi mblidht të nesërmen bnëse nuk është ditë pushimi,” ka thënë Ruçi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura