Noka nuk e lë rehat, Veliaj pasi iku nga Komisioni: E kuptova që ishte kurth (video)

Jun 19, 2018 | 16:33
SHPËRNDAJE

Kryebashkiaku Erion Veliaj pasi iku nga mbledhja e komisionit te Medias, ku i kerkohej qe prej fillimit te saj te dilte jashte pasi deputetja e PD Albana Vokshi ne cilesine e kryetares tha se ai ishte i paftuar, ka folur edhe per gazetaret duke shpjeguar pr ligjin qe parashikon shembjen e Teatrit Kombetar.

nok1

Por nderkohe, deputeti demokrat Flamur Noka dhe Klevis Balliu qe po zbrisnin shkallet i kane nderprere serish fjalen Veliajt.

“Po ta keni vënë re e kam me pasion këtë punë e sa është mundësia për ta lartësuar Tiranën, e kam bere por nesër do jemi në Barcelonë dhe u ftova nga 2/3 e komisionit dhe thashe po i bejme sot te dyja degjesat. Që në fillim e kuptova që ky ishte një kurth dhe jo seancë për tu dëgjuar. …ky ligj s’është që prish teatrin as që e ndërton por që hap një negociatë dhe thotë të bëjmë një teatër që ndoshta xhepi nuk na e mban por si rasti i stadiumit të kemi nje Teater te ri. PD u themela në një shpi te zona e Kavajës, sot ëstë te SHQUP, atyre personazheve që po silleshin si vandalë që se dinë ku është teatri jo më të kenë parë një shfaqje nga fillimi në fund, pra kishin nevojë për zgjerim. Zaptoi SHQUP-in sa humbi zgjedhjet. Një parti që edhe pse rrihet nga zgjedhja në zgjedhje duhet të zgjerohet …

KETU NDERHYN NOKA.

nok2 nok3

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh i sigurt se edhe projekti i Teatrit të ri Kombëtar do të ketë njëjtin sukses siç kanë patur edhe të gjitha ato projekte të tjera që janë sulmuar fortë nga PD.

“Unë besoj se teatri do të ketë të njëjtin fat siç kanë pasur projektet madhore në Tiranë. Një gjë që gjenerata jonë nuk duhet t’i falë vetes është të akuzohemi për harresë dhe unë sot jam këtu për kujtesë. I patë këta personazhe? Me patllake në xhep, te këndi i lojërave të fëmijëve. Kjo është një gjë që mund të verifikohet, shkoni te këndi i lojërave sot, aty I kemi edhe Aldon me kalamajtë, të gjithë deputetë e tyre, edhe Strazimirin, edhe Noka kur nuk është në kamera atje i çon fëmijët. Pyetja është: A nuk e kemi parë ne këtë film më parë, që këta i sulen të gjithë atyre që kanë një projekt të mirë për Tiranë. A nuk e kemi parë ne këtë film që sa herë që Tiranën e drejton PS ka progres. Provat dëshmojnë që ka vetëm një fuqi progresiste për Tiranën, unë e pashë të njëjtin film jo vetëm te këndi i lojërave ku Bujar Nishani do hyjë në histori si i vetmi president që protestoi këndin e lojërave. A ka mundësi të të japë Zoti shansin të jesh i pari i vendit tënd dhe të mbahesh mend vetëm për skandal?! Si ka mundësi: Të njëjtën gjë e pashë tek Pazari I Ri. A nuk ju kujtohen Këshilli Bashkiak. Gjithë PD te Pazari i Ri, të mbrojmë trashëgiminë, shiheni sot! Mbrëmë isha me disa aktorë, ishin të gjithë PD aty për darkë. A e kuptoni që këta janë thjesht aktorë dështakë?! Janë aktorë të mbetur në tentativë”, shtoi Veliaj.

Ai falenderoi aktorët që janë distancuar nga ndikimet politike dhe janë kthyer te racionaliteti i diskutimeve mbi këtë çështje. “Unë i kam takuar të gjithë aktorët. Nëse nuk e kam takuar të gjithë kam kontaktuar me të gjithë. Më rezulton se shumica e grupeve të interesit, aktorët, artistët, arkitektët dhe spektatorët e duan të renë. Ndaj ne duhet të përgatitemi për të renë. Ndaj u jam mirënjohës të gjithë artistëve që e duan të renë. Jam optimist se shumica dërmuese do progres dhe duan të renë, ky qytet do të eci përpara, aktorët të parët”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Veliaj sqaroi se është i hapur për të diskutuar dhe negociuar me grupet e interesit dhe të gjejnë zgjidhjen më të mirë për teatrin. “Sot nuk ka rëndësi nëse jeni me PD apo me PS-në, ajo që kanë rëndësi është të shohin sa progres kemi bërë me Tiranën. Shikoni stadiumin. Shumica dërmuese e artistëve dhe aktorëve duan progres. Unë jam gati që të negociojmë dhe të marrim produktin më të mirë, të jemi të gjithë bashkë dhe të marrim produktin më të mirë. Të ndërtojmë teatrin e ri aty ku është”, u shpreh Veliaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura