VIDEO/ Noka i zë vendin Felajt: I keni futur gishtin qytetarëve. Nuk më ndërpret dot Rama, jo Salmonela

Dec 11, 2017 | 19:46
SHPËRNDAJE

Replika të ashpra në mbledhjen e sotme të Komisionit të Sigurisë mes deputetit demokrat Flamur Noka dhe kryetares së komisionit Ermonela Felaj, për situatën e përmbytjeve dhe për dëmshpërblimin e të dëmtuarve, raporton “Panorama”.

0fd24f68-2128-4ab7-a09d-3b643968922b

“Nuk merrem me ty, unë, oj vajzë. Më dëgjo mua të flas këtu, nuk ma nderpret dot fjalen Edi Rama.. Jo më Salmonela”- thotë ai.

Felaj mbyll mbledhjen, falënderon deputetet dhe largohet.

690f12a2-5015-474e-9eaa-db93b6c6084b

“Dëmshpërblim do të thotë shpallje e gjendjes së emergjencës, nëse nuk shpallet gjendja e emergjencës me këtë gjë ju i keni futur gishtin qytetarëve. Qeveri demokratike e ka shpallur gjendjen e emergjencës, ka vlerësuar dëmin dhe ka dhënë dëmshpërblimin”- tha ai, ndërkohë që shumica del nga mbledhja.

Noka i hedh prapë mikrofonin Felajt dhe pas largimit të saj i zë vendin në krye të tavolinës.

Pas kësaj, deputeti Endrit Braimllari flet në Komisionin e Sigurisë për përmbytjet.

e7251560-6bfa-4d12-98e2-4946d5343390

“Qeveria bënte show, ndërkohë Shqipëria nën uje. Kjo qeveri nuk përfaqëson interesin e qytetarëve. Arsye e mos shpalljes së emergjencës civile ka të bëjë me faktin se ky kryeminister nuk mbron interesat e qytetarëve, nuk do ti dëmshpërblej qytetarët sipas ligjit te emergjencave. Nuk ka asnjë përfaqësues qeverie në zonat e përmbytura”- tha ai.

Sipas tij, “Nuk po vazhdon faza e ndihmave për banorët që po qëndrojnë në kete dimër të ftohtë. Ministrat dhe Kryeministri të lenë show dhe ti shërbejnë qytetareve”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura