Noizy-t i ndodh e papritura në koncert, por mënyra si ai e menaxhoi situatën mori gjithë vëmendjen

Aug 7, 2022 | 20:09
SHPËRNDAJE

Incidentet në jetën e një artisti janë të shumta, ajo ç’ka bën dallimin është mënyra si ata i menaxhojnë këto situata. Për Noizyn, duket se asnjë problem nuk kalon me stres dhe vështirësi. Këtë e ka treguar edhe në një nga koncertet e tij të fundit.

Reperi ishte duke performuar një nga këngët e tij të reja “Alkool” kur papritur muzika ndalon. “A vjen a vjen a vjen… Mu ka prish laptopi” këndon Noizy në vend të tekstit origjinal, duke shkaktuar të qeshura tek të pranishmit. “Ka shumë nxehtësi, ju kërkojmë ndjesë. Edhe pak do i gjuajm DJ me bidona.Hë m lila ça bëhet? Ku është Beleci? Oooo Belec”- vazhdoi ai me shaka duke e kaluar situatën me sportivitet dhe “pa drama”.

Pas pak ditësh në 14 gusht Noizy do mbajë koncertin e tij “Alpha Show”. Është thënë se pas tij reperi do heqë dorë nga muzika. Megjithatë Noizy ka vendosur të sqarojë gjithçka në lidhje me këto thashetheme në një intervistë të dhënë së fundmi, ku theksoi se “nuk beson se do ta lërë ndonjëherë muzikën” , nëse jo në koncerte do të bëjë muzikë për artistët e rinj.

“Besoj se jam disa vite larg largimit nga muzika. Nuk besoj se do e le muzikën ndonjëherë. Gjithmonë do të merrem me muzikë.  Nëse s’do jem aktiv nëpër koncerte, do jem aktiv duke prodhuar muzikë për artista të rinj. Do bëj këngë, por mbase koncertet i rralloj. Kur të vijë mosha 50 vjeç normal që edhe mund të shkëputem”, tha Noizy për “Pushime On Top.”

Gjithashtu Noizy zbuloi se po punon për një album të ri që do të publikohet pas koncertiti “Alpha Show.” “Unë po përgatis një album tjetër. Albumi “Alpha” do dali 3 ditë para koncertit. Ndërkohë sapo të mbarojë koncerti do jem në 3 shtete në dy javë.”, është shprehur Noizy

Si rrallëherë ai ka folur edhe për vajzën e tij 15 vjeçare, e cila jeton në Angli me të ëmën, do të jetë e pranishme në koncertin që do të mbajë në 14 gusht në Tiranë.

“Nuk jam i sigurt. Me qejf e kam të vijë ta shohë. Mund të jetë me familjen time”, është shprehur Noizy duke mos e konfirmuar ardhjen e Leandrës në “Alpha Show.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura