Noizy suprizon fansat! Reperi pjesë e filmit gjerman

Nov 14, 2019 | 16:56
SHPËRNDAJE

Ai është mjaft i suksesshëm në muzikë. Por duket se reperi Noizy ka menduar të eksperimentojë edhe në zhanrin e filmit.

Ai lajmëroi fansat e tij disa ditë më parë se do të jetë pjesë e një filmi gjerman. Gjithashtu Noizy ka ndarë në rrjetet sociale edhe trailerin e filmit në të cilin është zbuluar edhe roli i reperit.

Në filmin me titull “Man from Beirut” ose “Blind”, Noizy do të ketë rol dytësor. Ai shfaqet përkrah aktorit gjerman Frederick Lau.

View this post on Instagram

A film by @christophgampl With @khodrkida @blerimdestani @susannewuest @officialfredericklau @veysel @jamesbiberi

A post shared by chappalingo (@manfrombeirut) on 

<script>

Pjesë e këtij filmi do të jenë gjithashtu edhe aktorët shqiptarë si Blerim Destani dhe James Biberi.

Premiera e filmit do të mbahet në 25 nëntor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura