Noizy sulmohet nga grup rival në New York? Dëshmitarët rrëfejnë ngjarjen

Nov 25, 2017 | 11:07
SHPËRNDAJE

Lajmi se reperi Rigels Rajku (Noizy) u pëfshi dy ditë më parë në një sulm gjatë një koncerti që kishte planifikuar të mbante në New York, në SHBA, u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale. Sipas portaleve, këngëtari i famshëm shqiptar u tha se ishte sulmuar nga grupi rival “CFE” gjatë një koncerti, që ka patur në Queens, New York.

Lajmi u shoqërua me një video, E pretendohet se një reper krejtë- sisht i panjohur, emri i të cilit është Don Phenom, bashkë me grupin e tij “CFE”, kanë sulmuar Noizy-n, siç shkruhet në një faqe në Facebook, “Hip Hop Shqip”. Duhet theksuar fakti se në video nuk shihet qartë Noizy, i cili personalisht nuk dha ndonjë detaj që të konfirmonim këtë lajm.

Sipas të njëjtave burime, pretendohej se reperi ka qenë i rrethuar nga sigurimi i club-it, ku do të mbante koncertin e tij. Po ashtu, ka qenë i shoqëruar edhe nga disa forca policore të Nju Jorkut “NYPD”, që garantonin sigurinë e reperit. Ndërkohë burime të sigurta të “Panoramës” pranë club-it ku do të performonte Noizy treguan se në fakt konflikti nuk kishte të bënte me reperin, por me organizatorët e club-it.

Sipas dëshmitarëve okularë, Noizy jo vetëm që s’ka qenë i rrezikuar, por s’ka mundur dot ta prekë askush. Noizy sulmohet nga grup rival në New York? Dëshmitarët rrëfejnë ngjarjen Ky lajm për artistin erdhi vetëm disa orë pasi publikoi klipin e fundit me Ledri Vulën, me titull “Dje&Sot”. /Panorama Plus/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura