Noizy në krah të modeles seksi, Niki Delijorgji nis një aventurë të re pranë reperit

Aug 14, 2018 | 14:14
SHPËRNDAJE

Mesa duket, Noizy ka plan ta kthejë grupin OTR, folenë e femrave më seksi në vend.Prej kohësh, Oriola Marashi është një nga modelet që është bërë pjesë e grupit OTR. Ajo është parë gjatë gjithë kohës me grupin e Noizy-t dhe së fundmi u bë pjesë e klipit “Toto”. Por duket se Noizy ka vendosur të marrë në OTR një tjetër vajzë mjaft seksi, Niki Delijorgjin. Ajo ka publikuar disa foto në “Instastory” ku shihet në studion e Noizy-t, duke regjistruar, gjë që tregon që shumë shpejt mund të sjellë këngën e saj të parë, një aventurë e re kjo për ish-miss-in dhe modelen që jeton jashtë Shqipërisë.

NOIZY-NIKI

Po kush është Niki Delijorgji, ish-missi që s’njeh tabu? Para gjashtë vitesh ishte thjesht një 15-vjeçare e ndrojtur dhe e rezervuar, që për bukurinë e spikatur dhe elegancën fizike arriti të fitonte kurorën e “Miss Shqipëria”. Por në këto pesë vite, Kleoniki Delijorgji, e përzgjedhura e vitit 2012 si “Miss Shqipëria” e “Miss Globe”, duket një 21-vjeçare e hatashme dhe pa komplekse. Ende ruan fizikun e hollë në format e duhura për modele, parametra që i kanë dhënë mundësinë të depërtojë si fotomodele në Europë, duke realizuar jo vetëm sete fotografish ku shfaqet joshëse e vetme, por edhe në lojëra të nxehta me modelë.

Lajmin e plotë e lexoni në linkun: http://www.panorama.com.al/panoramaplus/noizy-ne-krah-te-modeles-seksi-niki-delijorgji-nis-nje-aventure-te-re-prane-reperit/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura