Noizy dhe Çiljeta surprizojnë fansat, nudo në krahët e njëri-tjetrit

Feb 25, 2015 | 12:49
SHPËRNDAJE

[portfolio_slideshow]

Ata prej disa kohësh kanë lajmëruar fansat e tyre për bashkëpunimin e fundit me një këngë që pritet të jetë hit.

Reperi i njohur Noizy dhe këngëtarja Çiljeta tashmë kanë sjellë edhe surprizën e parë duke u shfaqur në krahët e njëri tjetrit.

Noizy ka publikuar në Instagramin e tij një foto ku shfaqet i zhveshur duke përqafuar 30-vjeçaren e cila mbulon gjoksin e saj me trupin e reperit.

Kjo foto e publikuar ka çmendur fansat e tyre të cilët siç duket nuk e kanë pritur këtë për shkak se të dy yjet janë miq të mirë.

Por këngëtarja, nënë e një djali, ka komentuar duke thënë se gjithçka është artistike.

Noizy ka treguar edhe pak nga teksti i këngës “Gangsta Love” që do vijë shumë shpejt me një videoklip.

“Zemer a t’kujtohet Destinacioni i fundit,
Jena te 2 Bashk together we get it moving,
Bonny & Clyde togetha ja qesim fundin…#EdhePakDitKanNgel #GangstaLove”-ka shkruar reperi.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura