“Nju Jorku së shpejti do përballet me…”, guvernatori del me një lutje: Ejani tani, na ndihmoni. Ja sa persona vdiqën sot

Mar 30, 2020 | 21:46
SHPËRNDAJE

Guvernatori i shtetit të Nju Jorkut Andrew Cuomo ka dalë me një lutje për punonjësit e sistemit shëndetësor në të gjithë SHBA, që të ndihmojnë duke “i dhënë një dorë shtetit të tij”, aktualisht i goditur më rëndë nga shpërthimi i koronavirusit.

2fb320aa-67bf-4967-997f-e615adf9484e

“Nëse nuk keni një krizë të kujdesit shëndetësor në komunitetin tuaj, ju lutemi ejani në Nju Jork dhe na ndihmoni tani. Ne kemi nevojë për lehtësim,” thotë Cuomo. “Dhe ne do t’ua kthejmë nderin”, raporton BBC.

Numri i të infektuarve në Nju Jork ka arritur në 66.497 persona, ku 1,218 persona kanë vdekur sot, nga 965 të dielën.

Cuomo ripersëriti paralajmërimet e tij se Nju Jorku së shpejti do të përballet me mungesë pajisjesh thelbësore mjekësore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura